Ish-futbollisti Netzer rikujton barazimin mes Gjermanisë dhe Shqipërisë

872

ish futbollisti 2Ish-futbollisti i famshëm i përfaqësueses së Republikës Federale Gjermane të viteve ’60-’70, ka kujtuar edhe një herë atë barazim që përfaqësuesja e tij morri ndaj Shqipërisë në vitin 1967 për kualifikueset e Kampionatit Evropian. Rezultati 0-0, e la Republikën Federale Gjermane jashtë kompeticionit evropian dhe Netzer kujton atë ndeshje duke folur për futbollin e shteteve të vogla. Në një intervistë të dhënë për prestigjiozen gjermane “Bild”, pasi komentoi fitoren e Gjermanisë 3-0 ndaj Kazakistanit në kualifikueset e Botërorit, Brazil 2014, Netzer shprehu mendimin se shtetet e vogla  duhet të ndihmohen nga më të mëdhatë për sa i përket futbollit. “Këto shtete cilësohen si të vogla por mos harroni se kanë të njëjtën peshë politike dhe vota e tyre është e barabartë me atë të shteteve që kanë kombëtare të mëdha futbolli.  Duhet të sigurohemi që të mos ketë vetëm një elitë futbolli, por që ky sport të zhvillohet edhe në vende më të vogla. Duhet që shtetet e mëdha të mos mendojnë vetëm për veten, por të shohin edhe cilat janë nevojat e komunitetit”, tha ai. “Kombëtaret e vogla mund të bëhen pengesa të jashtëzakonshme në rrugën e një kombëtareje të madhe. Historia e futbollit është e mbushur me raste të tilla dhe me dekada të tëra përbuzje e tallje. Unë nuk do ta harroj kurrë kur luaja për RFGJ-në në vitin 1967, ndeshjen që barazuam 0-0 kundër Shqipërisë në kualifikueset e Kampionatit Evropian”, deklaroi ish-mesfushori i famshëm gjerman. Pikërisht ai barazim në Tiranë solli edhe eliminimin e kombëtares gjermane nga Kampionati Evropian, një përfaqësuese e mbushur me emra që disa vite më vonë do të dominonin futbollin botëror duke fituar si Kampionatin Evropian, ashtu edhe Kupën e Botës.

ish_futbollisti_netzer_rikujto

 

 

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: