Itali: Rekord të ri për papunësinë

937

lavoro 1-1

Qytetarët të cilët janë të regjistruar zyrtarisht si të papunë si dhe të cilët kanë ndaluar në kërkim për punën kanë tejkaluar për herë të pare mbi gjashtë milionë italianë. Të dhënat e publikuara nga Instituti Italian i Statistikave ISTAT që i përkasin  tremujorit të dytë të vitit 2013, bëjnë fjalë konkretisht, se 3.070.000 janë regjistruar zyrtarisht si të papunë, ndërsa 2.999.000 janë qytetarë, edhe në qoftë se ata kanë humbur punën e tyre, janë zhgënjyer dhe nuk janë në kërkim, të paktën formalisht, për një punë të re. Gati 50% e të papunëve aktualisht është në jug të Italisë, ndërsa më shumë se gjysma – 1,538,000 – janë të moshës deri në 34 vjeç. Sipas ISTAT, 2.5 milion njerëz janë të detyruar të pranojnë një kohë të kufizuar edhe pse ata do të dëshironin një punësimin e plotë…




Këtë e pëlqejnë %d blogues: