Ja përse kërkoj Azil !

Emigracioni Kryesore

urim gjata

Urim Gjata  / Vij nga një vend i cili nuk ka Parlament të denjë, nga një vend që Kuvendi nuk funksionon. Banoj në një vend ku vota ime vidhet para syve të mij, dhe guxon vetëm të heshtësh. E meqë më kanë shpjeguar që Parlamenti është baza e një shteti, i bie që ky i joni të çalojë, e të jetë thjesht një strehë dhe arenë gladiatorësh me përfaqësues të klaneve nga më të fuqishmet të mafies dhe krimit.Një vend i cili është katandisur si mos më keq nga vetvetja.

Kërkoj azil sepse ?…

Vij nga një shtet i cili nuk është sovran, nga një shtet në të cilin vendosin fqinjët dhe evropianët. Një shtet i cili po gërryhet nga brenda.

Vij nga një vend në të cilin i fuqishmi, mashtruesi, krimineli, vendos për shumicën, vendos për fatin e femijeve, pleqve dhe te gjithe njerëzve.

Vij nga nje vend ku patrioti, qytetari, intelektuali, duhet të heshti dhe vetëm të heshti, për ndryshe i priten gishtat, i kyçet goja njëherë e përgjithmone.

Vij nga një vend që fatkeqësisht është cilësuar i sigurtë nga ju zoterinj europiane, ku koka e nje kafshe shtëpiake është më shtrenjtë se koka e një njeriu.

Kërkoj azil sepse?…

Vij nga një vend në të cilin mund të vriten apo te vdesin 20 veta në ditë për shkaqe nga më të ndryshmet, dhe askujt nuk i hyn gjemb në këmbë. Jetoj në një shtet, i cili nuk ju garanton as jetën e qytetarëve të tij dhe jo më të garantojë siguri ndaj ndërkombëtarëve. Një vend në të cilin fatkeqësia më e madhe është të qënurit i ndershëm. Madje të shohin si një qenie që jeton jashtë kohës. Të Duket si ndëshkim apo mallkim. Quaje si të duash.

Kërkoj azil sepse?…

Andej nga vij unë, ditë për ditë shkelen të drejtat e qytetarëve, të minoriteteve, femrave, fëmijëve, pleqve e të kufomave. Po, po, edhe të kufomave. Bëjnë lojë me të vdekurit. I thyejnë gurët e tyre të varrit sipas tekeve të te gjallëve. Do doja që të jetoja diku ku askush nuk ka të drejtë të hedh beton mbi eshtrat e mi të gjorë. Nuk dua të vdes në vendin tim, ku i vetmi ngushëllim për mua do të ishte ky epitaf: “këtu dergjet njeriu i ndershëm i cili jetoj me nder, por vdiq i varfër,i dhunuar,i pa mbrojtur”…

Kërkoj azil sepse…

Jetoj në një shtet ku prona ime nuk vlen asgjë. Nuk vlen asgje, sepse ajo eshte grabitur dhe vazhdon te grabitet akoma. Ku i forti i radhës vlen më shumë se çdo tapi e çdo dokument, ndërsa shteti im bën sehir.  Shteti ben sehir sepse jetoj në një vend ku tesera e ndonjë partie dhe pistoleta e kriminelit, vlen më shumë se sa universiteti dhe diploma. Sepse jetoj në një vend ku qeveria e varur nga krimi dhe korrupsioni, sistematikisht mbyt Shtetin. Ku banditët shëtisin të lirë, dhunojnë të lirë, vrasin të lirë, jetojnë të lirë,ndërsa të dhunuarit (populli) janë gjithmonë fajtore dhe viktima.

Kërkoj azil sepse…

Jetoj në një shoqëri ku ligji jo që ndihet i zbehtë por nuk zbatohet fare.Ku rregullat dhe normat që rregullojnë marrëdhënien ndërmjet shtetit dhe individit janë pafundësisht të dobëta.  Dhe, atëherë kur shteti shihet me mosbesim, e vetmja shpresë për t’u përballur me egërsinë e ekzistencës mbetet “integrimi” klanor në çfarëdolloj strukture qoftë.  Klani të ngre edhe kur të jesh i paaftë. Të ul në qoftë se nuk i shërben siç duhet. Të flak tej në qoftë se nuk i bindesh. Dhe te vret ne qofte se guxon ti kundervihesh. Kështu funksionon shteti im ku ligji ka vdekur.

Kërkoj azil sepse?…

Nuk jetoj në një vend demokratik e nuk jetoj as në një vend komunist, por lufta e klasave vazhdon