Ja si i përgjigjet Meta akuzave të Idrizit

Kryesore Politika

reagimi i metes

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka marrë fjalë sot në Kuvend duke iu përgjigjur deklaratave dhe qëndrimeve të shprehura nga faktori politik, siç ishte deklarata e kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi lidhur me vizitën që zhvilloi në Greqi.

Meta tha se për këtë vizitë pati shumë spekulime dhe dizinformime

Nga foltorja e Kuvendit, Meta deklaroi tre tabutë e tij në politikë.
“Jam një politikan që kam 3 tabu; stabilitetin e vendit, integrimin e vendit dhe Shqipëria si faktor stabiliteti në rajon. Dhe besoj se këto të treja janë të lidhur me njëra-tjetrën”.

Meta u shpreh në vijim se jam shumë i kënaqur për këtë vizitë që ka ndodhur në një moment jo shumë pozitiv në kuptimin e atmosferës, të dekaratave kundër deklaratave nga faktori politik etj.

“Ky delegacion dhe unë si kryetar i tij, kemi bërë mësë miri detyrën tonë ndaj qëllimeve që ka politika e jashtme e Shqipërisë”, tha Kryeparlamentari.