A janë vërtetë përfaqësues të popullit?

970
astrtit portret 2
Astrit  Kosturi   /   A flet vërtetë mendja, siç është kuptimi semantik i fjalës “parlament”? A janë përfaqësuesit e vërtetë të popullit shqiptar dhe shtresave të tij? Si duhet të jetë parlamentari dhe parlamenti, sipas optikës së LDSH (Levizja per Drejtesi e Shqiptareve)?…
Në të gjitha gjuhët e botës, fjala parlament nënkupton kuvendin ku flet mençuria, ku flet mendja dhe jo goja e shthurur, apo forca fizike e rrugaçërore!… Kjo nuk ka nevojë të sjellim argumentet dhe provat, pasi për 24 vjet kemi ndjekur dramën më qesharake të ketij vendi, të transmetuar edhe direkt nga shumë televizione!
A janë vërtetë përfaqësues të popullit?…
E vërteta e këtyre 24 viteve eshte se shoqëria shqiptare u godit e u ç’orientua politikisht, duke u lënë jashtë këtyre mekanizmave djallëzorë të politikës. Kështu, populli ka “votuar” njerëzit që kanë ofruar nëpër lista padronët, ata që kanë uzurpuar keto mekanizma e sinore të politikës.
Duke u ashpërsuar vit pas viti lufta e interesave mes oborreve të politikës, janë zgjedhur edhe njerëzit dhe format e arritjes për në parlament: U bënë të përshtashëm dhe të pëlqyeshëm, të pasurit prej korrupsionit dhe trafiqeve, si dhe të fuqishmit dhe të paturpshmit për të përdorur fuqinë e tyre fizike.
Për pasojë, e keqja erdhi duke u rritur vit pas viti, dhe sot duhet të jesh kusar, fodull e barbar, të jesh mashtrues e hipokrit, tinëzar e servil, me një fjalë, i hurit dhe i litarit që të mbërrish në parlament!…
Përfundimisht, ata nuk mund të përfaqësojnë asgjë tjetër, veç vetëvetes dhe klanit të tyre!…
3. Në optikën e LDSH (Levizja per Drejtesi e Shqiptareve) ndërtimi i Parlamentit nis nga organizimi dhe emancipimi shoqëror, nga qartësia politike dhe zgjedhja e njerëzve të moralshëm, të devotshëm dhe me ambiecie të larta për zhvillimin e vendit dhe interesat popullore.
Ky organizim politik ka nisur dhe vendosmëria jonë eshte që parlamentarët para se të bëhen të tillë duhet të jenë me banim dhe me punë në zonën zgjedhore, si dhe të konkurojnë e të shkarkohen po aty prej popullit që i ka zgjedhur.
Të mos paguhen me rrogë si parlamentarë dhe të mos kenë privilegje, nëse duan të jenë vërtetë shërbëtorë të popullit!
Dhe së fundi, Parlamenti shqiptar të ketë vetëm 100 deputetë!
Kjo nuk do të arrihet kurrë prej dëshirës së politikës aktuale, por prej presionit popullor, që duhet të nis nga Ndryshimi i ligjeve bazë të organizimit politiko – shtetëror!
Koha e politikës 24 vjeçare mbaroi!…
Është momenti, për të nënshkruar në “Sheshin e Popullit”!…

astriti ne focus

 

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: