Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse në Shqipëri, Anastas Janullatos ka reaguar pas incidentit të ndodhur në qytetin e Përmetit. Në një video prej rreth 20 minuta të hedhur në YouTube nga Kisha Ortodokse, nga Katedralja Ngjallje e Krishtit, Janullatos shprehet se, këto sulme po e kthejnë Shqipërinë në vitin 1967. Me kritika të ashpra ndaj shteti shqiptar Kryepeshkopi Janullatos e nis fjalën e tij:
“Për fatin e keq dje ne patëm një ngjarrje e cila ishte shume e dhimbshme që askush nuk mund ta fantazonte që kjo ngjarrje do të ndodhte në kohën e sotme. Një ngjarrje që rikujtoj sot ngjarrjet e shkuara të vitit 1967. Në Përmet ashtu sikur jeni në dijeni një grup gjoja të sigurisë që shkoi dhe përdhosi të shejntat e të shenjtave në kishën orthodokse. Ne nuk dime se cilët janë këta persona që qendrojnë pas kësaj ngjarrje, por bëhet fjalë për një cënim shumë të rëndë, jo vetëm të kishës ortodokse por të veç Shqipërisë.
Po dikush pyet vehten e tij në rast se jetojmë në vitin 2013, kur të gjithë gëzojnë demokraci dhe kemi shpresa se shkojmë më tej në Evropë, apo në rastin se ne po jetojmë në rastin e vitit 1967, ku Partia Komuniste mendonte se do të çrrënjoste shpirtin nga besimin nga populli shqiptar.
Skena te tilla të cilat janë bërë të njohura ndodhen në video të ndryshme janë të përhapura, edhe pse ky grup “secyrit aulona” u përpoq që ti bënte njerzit larg me dhunë, tregojnë kur ata hedhin poshtë këmbanoren dhe një kryq. Flakin përdhe ikona të shejnta, edhe meshat hyjnore që ne bejme lutje i flakën perdhe atje tutje, edhe më tepër edhe ungjillin ta marrin edhe ta flakin.
Pra cili janë ata që u kanë dhënë këtë të drejtë? Nga cili vendin gjykate marrin të drejtë për të bërë këtë përdhosje? E dime se të gjithë këta 20 vetë ishin, në mbështetjen e disa njerëzve nga bashkia, të gjithë këta janë persona ka mundësi që jenë edhe pa fe, që të lejojnë që në shekullin e 21 këta njerëz të vijnë dhe të përdhosin kishën e shejntë në një kohë kur bëhet fjalë për një Evropë të Bashkuar demokratike që po ecën drejt lulëzimit…
Historia filon që nga shekulli i XVII-të, ku atëherë në qendër të Përmetit u ngrit kjo kishë, por shumë njerëz të tjerë bën përpjekje që ta shkatërrojnë këtë. Dhe dimë shumë mire se çndodhi në kohën e pushtimit gjerman, ku disa bashkëpunëtorë ndihmuan për të bërë këtë gjë.
Faktet dhe ngjarrjet janë të njohura, pra këtë kishë të shenjtë e shkatërruan dhe thanë që do bëhet një vatër apo një shtëpi kulture, qoftëse edhe sikur ta bënin këtë, qeveria shqiptare e di mjaft mire se çfarë kishe orthodokse ka marrë dhe konsfiskuar në kohë që u bë persekutimi. Ata nuk kishin nevoje për komisione se cfarë po konsfiskuar ka foto të qarta që tregojnë kishën ka qenë më parë në qendër të këtij qyteti. Por janë shumë të këtij lloji, edhe kjo foto është botuar edhe në librin që bëhet fjalë për rilindjen e kishës në Shqipëri.
Ishte shumë e lehtë që ata të na i kthenin në mënyrën më të thjeshtë këtë vend të shejntë, dhe bënin ligje dhe komisione të veçanta që thoshin se në qoftë se shteti ka vënë pesë gurë më shumë në atë vend, kishën nuk mund ta marrë prap kisha në këtë vend me ligje që ishin të pa menda me ligje që ishin mjerame në vetvete…
Në fund fare në vitin 1998 vendosi që të na i ktheje kishën përsëri, dhe paguam 700 mijë lekë të reja se gjoja për ato punime që ishin kryer në këtë ndërtesë. Më vonë nisën dyshimet dhe pastaj filluan gjyqet, ata që donin ta përdornin këtë vend të shenjtë si truall për të bërë ndërtuar pallate dhe për të bërë para për veten e tyre. Ata paguanin shumë njerëz të ndryshëm për të venë në pikpyetje se kjo dikur kishte qenë kishë.
U bë një gjyq, u bë dhe një gjyq i dytë. Dhe pastaj u bë një gjyq tjetër, i cili në bazë të disa personave me dëshmitarë të rremë autoktono se, gjoja kjo nuk kishte qenë kishë. Pra gjetën gënjeshtarë të gënjeshtër, të cilët deklaruan dhe vunë në pikpyetje ato gjëra që sot janë të kuptueshme. Ata thane se të gjitha murret e kishës ishin shkatërruar, ku dhe sot kushdo mund të shkojë dhe të shikojë murret e stërmëdha të kishës në vendin e sotëm egzistues.
Nuk duan të dinë se cila është e vërteta nuk ju intereson, ata lëvizin brënda gënjeshtrës. Dhe në vitin 2002 morrën një vendim, por e dinin se kjo ishte e diçka një gënjeshtër, prandaj gjithë këto vitë nuk guxuan ndonjëherë, që të zbatonin këtë vendim të marrë në mënyrë të pa drejtë.
Shikoni këtu nuk bëhet fjalë thjeshtë për një truall, nuk bëhet fjalë për disa rrënjë ullinjë, por bëhet fjalë për një vend të shejntë, ku për shekuj të tërë kryhet mesha hyjnore. Dhe sikundër ka theksuar Asambleja e Kishave zë Evropës, që të gjitha vendet e shejta çfarë do lloji qofshi ato kasha, xhami, teqe duhet që t’u kthehet komuniteteve fetare që u përkasin.
Kjo asamble në mënyrë zyrtare dy here ka bërë deklaratë të tillë për të qetësuar situatën, ku kisha shkuar unë personalisht dhe u thash atyre që ne nuk jemi kundër qendrës kulturore. I thashë që kemi për t’ju ndihmuar për të blerë një ndërtesë supër të madhe, një seli dhe ta kthejmë atë në një vatër kulture për qytetin…
Pra është diçka e pa konceptueshme që këta të vazhdojnë që ta ndotin dhe ta perdhësojnë me lëvizjen e shumë njerëzve intelektualë që të thonë gënjeshtrën e madhe që kisha dhe kryepeshkopi qendrojnë kundra qendrës kulturore.
Neve jemi kundër qendrës kulturore, ku brenda kësaj kishe katedrale kini bërë një qendër culture. Dhe kisha ortodokse ishte ajo që mbështeti qytetërimin, kulturën këtu në Shqipëri…
Ne kishat tona ortodokse qenkan kundra qendres kulturore siç thonë ata, kush e ka kultivuar arkitekturën më shumë se sa ne, pikturën, muzikën, ndihmën reciproke ndaj njeri-tjetrit më shumë se kisha jonë. Pra çfarë qytetërimi dhe kulture kanë ndërmënd, pra të bëjnë kumar dhe bilardo aty brenda. Këto janë ngjarrje të hidhura!
Kuptohet se të gjithë ortodoksët këtu në Shqipëri marrin pjesë në këtë fyerje që u bëhet. Mendoni diçka që është shumë e thjeshtë. Në rast se një grup ortodoksësh, diçka që kurrë nuk mund të shkojë në mëndjen tone, të merrte kuranin e një xhamie dhe ta flakte në një kamion, nuk do të ndodhte ndonjë revolucion? Kjo do të bëhej me të drejtë, ndërsa neve na thonë përse ju protestoni. Natyrisht që ne do të protestojmë.
Po e përsëris përsëri, këtu problem nuk bën fjalë për një ndërtesë, por fakti dhe çështja është se kemi të bëjmë me një përdhosje. Dhe të gjithë vende të qytetëruara këtë gjë e quajnë vepër penale të dënueshme. Kush janë ata, pra që duan të na kthejnë në kohrat e tjera, apo në vende të tjera ku nuk ka qytetërim fare…?
Kemi thënë diçka shumë të rëndësishme, një marrëveshje që është bërë ndërmjet kishës ortodokes dhe këshillit të ministrave. Dhe këtë marrëveshje e përshendesim, ishte me vendim të këshillit të ministrave, u votua nga Parlament, u votua nga Kuventi ligji më 22 janar të 2009, aty thuhet me shumë qartësi që qeveria duhet të kthejë mbrapsht të gjitha monumentet e ndryshme që kanë mbetur dhe i takojnë kishës ortodokse.
Gjithashtu thuhet qartë që shteti shqiptar garanton lirinë e ushtrimit të kultit. A nuk është ky një ligj i shtetit? Gjykatat dhe vendimet nuk janë të shtetit? Dhe ligjet që mbrojnë komunitetin fetar dhe të kishën tonë nuk paskan vlerë, por kanë vlerë urdhërat që japin disa për disa të tjerë? E përseris këtu nuk bëhet fjalë për një truall, por qe edhe ta dini, trualli ku ndodhet ndertesa prej 6 dylym i takojnë kishës me dokument.
Ne nuk diskutojmë fare truallin, por diskutojmë vetëm vendin e shejntë. Lartësojmë zërin tonë protestues përsa i përket asaj që është kryer, jo vetëm kundër ortodoksëve, kundër çdo njeriu besimtar që beson në Zot, kundër ortodokseve kjo që është kryer në të gjithë botën, dhe të gjithë krishtereve që janë në mbarë botën. Të gjithë respektojnë vendet e shejnta të komuniteve të tjera në mbarë botën.
Nuk mundet që një grup i veshur me të zeza dhe me krahë gjithë muskuj të fryer të na imponojnë se çfarë duhet të bëjmë. Ka zgjidhje, ne mund të ndihmojmë për t’u zgjidhur, Ne duam që qendra kulturore të jetë nje super ndërtesë madhështore Brenda në qytetin e Permetit. Jemi gati për të ndihmuar për këtë gjë. Po kisha e cila ndodhet që në shekullin e XVII-të aty në Përmet, që ka mbështetur dhe ndihmuar shumë njerëz, me mijëra në çaste të vështira, nuk mundet sot që të vihet në të tillë gjëndje.
Të paktën ne nuk kemi për të heshtur. Dhe e përsëris ortodoksit në Shqipëri nuk janë jetim, ku grupe të ndryshme vijnë dhe gjuajnë me shqelma. Dijmë se çfarë kërkojmë, dijmë se çfarë themi, dijmë të qartësojmë.
Shpresoj që të ketë disa zgjidhje të ndërmjetme, po kisha për t’ju lutur të gjithëve që të lutemi me gjithë zemër, veçanërisht për vëllezërit tanë të Përmetit, që u rrahën dhe u goditën, ku i thyen dhëmbët një kleriku i morri ato ku shkoi te mjeku ligjor për të vertetuar këtë gjë, por mjeku i trembur i tha jo jo. Është demokraci kjo, është liri fetare kjo?
Pra duhet që të lutemi për këta njerëz, gjithashtu edhe për ata që kanë pushtetin dhe që kanë mundësi të marrin vendime, që t’i japin të drejtën komunitetit tone ortodoks. Dhe gjithashtu përsëri dua të shtojë ne nuk i mbajmë keq asnjë njeriu, perendia t’i çliroj ata, të cilët forcat e ndryshme errta i çuan drejtë atij vendi…”