Japonia: Kush dhe pse e vrau Shinzo Abe. Vrasja e parë e një ish-kryeministri në 90 vjet

Bota

Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe, i cili u sulmua gjatë një fjalimi, ka dhënë frymën e fundit, duke iu dorëzuar plagëve të marra.

Sipas transmetuesit publik shtetëror NHK, duke cituar zyrtarë të LDP-së, “Shinzo Abe, ish-kryeministri i Japonisë, i cili u qëllua duke mbajtur një fjalim, vdiq në një spital në qytetin Kashihara, prefektura Nara, ku po trajtohej. Ai ishte 67 vjeç”.

Sulmi ndaj Shinzo Abe ndodhi rreth orës 11:30 (me orën lokale) ndërsa ai po mbante një fjalim fushate në Nara. Nën zjarr, ai u rrëzua i gjakosur nga gjoksi dhe qafa. Ai u dërgua menjëherë në spital, ku kryeministri i vendit, Fumio Kishida, fillimisht bëri me dije se ndodhet “në gjendje shumë të rëndë”.

Kishida e përshkroi sulmin si një “akt barbar” të kryer “në mes të një fushate zgjedhore”, duke theksuar se zgjedhjet janë “themeli i demokracisë” dhe njollosja e tyre është “absolutisht e pafalshme”.

Lëndimet fatale
Siç njoftoi spitali ku Abe ishte trajtuar, ish-kryeministri i Japonisë u shtrua në një gjendje arresti kardiak, me dy plagë të thella. Ai filloi menjëherë një proces reanimimi, por iu nënshtrua plagëve të marra për shkak të gjakderdhjes së pakontrolluar.

Një mjek tha se Abe vdiq nga gjakderdhja e madhe nga dy plagë të thella, njëra prej të cilave ishte në anën e djathtë të qafës së tij. Kur u dërgua në spital, ai nuk kishte shenja vitale.

Vlen të theksohet se ky është vrasja e parë e një ish-kryeministri në Japoni që nga vitet 1930.

Autori i vrasjes
I dyshuari për sulmin ndaj Abe u arrestua disa minuta pas të shtënave.

NHK raportoi, duke cituar burime pranë policisë, se burri ishte i pakënaqur me të dhe vendosi ta vriste.

Motivi i burrit, i cili u emërua nga policia – është Tetsuya Yamagami dhe është banor i përhershëm i Nara – nuk është ende i qartë.

Sipas mediave japoneze, sulmuesi, i cili u arrestua menjëherë, është një ish-anëtar i marinës japoneze dhe përdori një pushkë të bërë vetë në sulm.

Në fakt, në një kontroll në shtëpinë e autorit, mësohet se janë gjetur lëndë plasëse, të cilat autoritetet janë duke u shqyrtuar.