Jeta e Depardieu në Rusi

745

Prej pak muajsh, aktori i famshëm francez, Gerard Depardieu s’është më vetëm francez…të paktën në letra. 64-vjeçari mori nga vetë presidenti Putin shtetësinë ruse, një lëvizje e tij për të shmangur rritjen e taksave në Francë. Aktualisht, Depardieu jeton në provincën e Saranaskut në Rusi. Dy gazetarë francez u përpoqen të dokumentojnë jetën e përditëshme të aktorit më famë botërore në ‘atdheun’ e tij të ri, por u ndaluan nga 64-vjeçari. Pasi i zbuloi, ai i detyroi ata që të fshinin të gjitha filmimet dhe fotografitë e kryera.Depardieu u vu në qendër të debatit “të largimit të milionerëve” nga Franca pas hyrjes në fuqi më 1 janar të këtij viti të taksës 70 përqind për këdo që fitonte mbi 1 milion euro në vit. Veprimi i tij nga shumë u kritikua, por po shumë të tjerë e mirëkuptuan atë dhe e quajnë të pajustifikuar akuzën e ngritur kundër tij “për tradhëti”.depadieu-putin11