Ju jeni ambasadorë të Shqipërisë

bushati-fjala ne fb

Jam i emocionuar dhe njëkohësisht i respektuar për këtë takim. Siç e tha ambasadori  në kuadër të vizitës që unë po bëj këtu si dimension i shumëpalësh dhe dimension biletarial. Doja që të shkëmbeja disa mendime rreth situatës në të cilën përballet komuniteti jonë në Greqi, pavarsisht progresit në mënyrën se si është shënuar dhe mënyrën se si mund t’i çojmë çështjet përpara bashkërisht.

E them përpara bashkërisht se, çdo qeveri dhe sidomos qeveria që unë përfaqësoj është në një borxh të madh me kontributin që japin emigrantët për zhvillimin e Shqipërisë. Përsa i përket faktit mënyra që se si trajtohen çështjet me të cilat ju përballeni këtu ka të bëjë me një mënyrë a tjetër thjesht me prespektivën ndaj familjes tuaj, por ka të bëjë edhe me identitetin e shtetit shqiptar.

Të gjitha qeveritë dhe klasa politike ju ka një borxh

Thashë që ju jemi në borxh me gjithë klasa politike  dhe të gjitha qeveritë që kanë drejtuar vendin, sepse më shumë kini dhënë se sa kini marrë realisht nga shoqëria shqiptare gjatë këtyre viteve. Parvarsisht progresit që është bërë përsa i përket afrimit të shërbimeve, përsa i përket fatit që Shqipëria nga kriza e urisë pas rëzimit të regjimit monist, e ka marrë veten dhe ka një zë më të madh në arenën ndërkombëtare. Prap se prap ne nuk jemi në atë stad që duhet të ishim apo që imponon koha dhe zhvillimet e ndryshme në përgjigjet të interesit të emigrantëve, apo në përgjigje të interesit të investimit që kanë emigrantët për shoqërinë.

Vetë kam qenë emigrant në Greqi

Për këtë nga ana tjetër nuk duhet të harojmë realitetin nga e kemi nisur, nga kemi ikur dhe pikën e nisjes, sepse vetë personalisht kam jetuar në Greqi, pavarsisht se kam qenë në një program me bursë nga Bashkimi Europian. Nëse trajtoj situatën që ishte që ishte në vitin 2000 me sot 2014, shikoj që ka jashtëzakonisht një progres të madh, me mënyrën se si janë integruar shqiptarët me jetën institucionale, jetën ekonomike greke.

Ju ende hasni vështirësi në dokumentet e udhëtimit

Kryesisht falë djersës dhe suksesit sejcilit prej jush, jo fal ndonjë pune të madhe që mund të kenë bërë qeveritë shqiptare. Por kjo nuk do të thotë që edhe kësaj dite ju hasni me disa vështirësi të cilat mund të konsiderohen dhe për disa raste fatkeqe, siç është rasti i dokumentave të udhëtimit, apo çështja që është bërë publike si rasti i toponimeve, apo çështja e dokumentave të tjera që nevojiten për arsye të ndryshme e deri tek elementet që kanë të bëjnë me dokumentet e udhëtimit.

bushati 3

Të gjitha problemet tuaja janë të njohura për qeverinë.

Të gjitha këto janë çështje të njohura për qeverinë shqiptare.  Janë pjesë e një dosje tërësore  të kopsitur nga ana e shërbimit të jashtëm, pra nuk janë çështje thjesht që adresohen nga media që ne nuk jemi në dijeni të plotë. Kuptohet që ne jemi në dijeni të plotë të këtij problemi dhe një pjesë e mirë e këtyre e çështjeve janë në trajtim me qeverinë greke.

bushati 4

Duam të hapim një kapitull të ri me Greqinë

Duam të ndërtojmë dhe të hapim një kapitull të ri në marrëdhëniet me Greqinë. Besojmë se është në interes si të Shqipërisë ashtu edhe të Greqisë që të ecim me shpejtësi në disa çështje, të cilat në fakt janë çështje teknike, por që për realitetin Ballkanik shpesh marrin për fatkeq icidente dipllomatik, që nuk duhet të marrin. Kam vene re nga kontaktet që kam pasur me homologun grek në takimin e mëparshëm, por edhe sot me Presidentin Papulias, dhe shpresoj e uroj dhe besoj që nesër në takimin me kryeministrin Samaras , si dhe më Ministrin e Jashtëm dhe n/kryetarin  e qeverisë Venizellos, të kemi të njëtjën ndjeshmëri për të avancuar me zgjidhje konkrete për këto çështje të cilat kanë një impakt karakteri praktik për qytetarët, por ka dhe një impakt pozitiv për të dy vendet tona.

Mësimin e gjuhës shqipe e shohim si një element jashtëzakonisht të rëndësishëm  

Po punojmë gjithashtu me autoritet tona edhe përsa i përket marrëveshjes në fushën e arsimit. Jemi në fillim të plotë të pengesave që mund të themi, apo vështirësi përsa i përket mësimit të gjuhës shqipe. E shohim si një element jashtëzakonisht të rëndësishëm përsa i përket jo thjesht ruajtjes dhe konsolidimit të kulturës sonë, të zakoneve e dokeve, për me tej për një funksion të një pronovimi të vlerave të Shqipërisë e imazhit të Shqipërisë përmes gjuhës sonë.

Ju jeni ambasadorët më të mirë të Shqipërisë

Si ministër i jashtëm e kam thënë dhe po e them publikisht që për mua sa do punë të mirë që të bëjë ambasadori jonë këtu, apo diku tjetër shërbimi i jashtëm, ministri, kryeministri, presidenti, në një mënyrë e një tjetër ju jeni ambasador  më të mirë të Shqipërisë.

Mjaft me fjalë të ëmbla, shteti shqiptar ti përgjigjet realitetit

Unë e di që kini ndigjuar shumë fjalë të ëmbla edhe në të shkuarën, dhe huk do të vazhdojë shumë t’u mbajmë me fjalime dhe leksione,  sepse realisht kam respekt për sakrificën dhe djersën e sejcilit prej jush, sejcili ka ardh këtu në Greqi për të ndërtuar një jetë më të mirë për vete për familjen. Edhe me shumë të drejtë kërkon në fund të fundit në mënyrë edhe shpesh edhe të padurueshëm që edhe shteti shqiptar t’i përgjigjet këtij realiteti.

Por doja që ta mbyllja këtë bisedë me mirsjellje, të ndigjijmë njeri-tjetrin dhe do isha shumë i hapur për çdp lloj sugjerimi që ju do të kishit, në mënyrë që unë të kem mundësinë që ti adresoj në dy takimet e të nesermes. Ju falenderoj.