Kampionia e botës që nuk ka shtëpi !

955

romela portret

Thonë pse na ikin sportisët! Kur i kanë nuk i trajtojnë si duhet dhe kur ikin i kritikojnë. Kjo ndodh vetëm në Shqipëri: Kampionia e botës që nuk ka as një tjegull e jo më një shtëpi për të futur kokën. Vajza nga Tirana, Romela Begaj 28-vjeçarja ka ngritur shtangën në shtytje me113 kg, por njëkohësisht flamurin e Shqipërisë, në Botërorin e peshëngritjes që po mbahet në Kazakistan. I ashtuquajtur shtet shqiptar nuk i krijoi kësaj vajze jo vetëm strehë, por as pagë e madje as sigurim shëndetësor në sigurimet shoqërore, në një kohë kur në vendet e tjera këta elementë punësohen, u jepen shtëpi dhe u sigurohet gjithëçka dhe një stimul ekonomik. Kjo gjë është ngritur edhe kur ajo u shpall kampione e Evropës.

Vajza 28 vjeçe nga Tirana, fitoi medalje artë duke shënuar suksesin më të madh në historinë femërore të peshëngritjes shqiptare. Në momentin që ngriti shtangën me 113 kg, Romela shpërtheu në lot, pasi suksesi i saj vjen pas shumë sakrificash e vetëmohimi. Ajo është e para kampione e botës e Shqipërisë, e njëkohësisht është kampionia e zemrës dhe krenarisë së një kombi, raporton Shekulli. Pasioni i madh për këtë sport nuk e lënë të heqë dorë nga kjo karrierë dhe të dorëzohet në një fushëbetejë me kushte të vështira. Sot Shqipëria ka një kampione bote, ndryshe nga vendet e tjera. Ajo ka përballuar vetë çdo shpenzim për kurimin e dëmtimit në gju që mori gjatë kampionatit evropian.

“Të gjitha shpenzimet i kam përballuar vetë, me shumë ndihmë nga familja dhe miq që vërtet janë të çmuar për mua”, ka deklaruar ajo.

Gara për të në Evropian ishte zhgënjyese, sikurse më shumë zhgënjyese ishte pritja pas kthimit në Shqipëri. “Kur mbërrita në Tiranë, kur zbrita nga avioni, nuk mora as një telefonatë, nga asnjë institucion”, tregon Begaj e cila ishte shpallur edhe kampione e Evropës.

Në një intervistë të mëhershme ajo tha se është një kampione pa shtëpi, pa rrogë, pa punë dhe pa sigurim.

“Jam një kampione, një nga ato që kam ngritur flamurin shqiptar, dhe sot jam pa shtëpi, pa rrogë, pa punë dhe pa sigurim shëndetësor. Sigurimi është shumë i rëndësishëm për një sportist, e për më tepër për një femër sportiste. Jam femër dhe e vetmja që e përfaqësoj Shqipërinë dhe e ndiej veten keq moralisht për situatën në të cilën ndodhem”, ka theksuar ajo.

Të gjitha kontrollet mjekësore, sipas saj, janë mbuluar financiarisht nga familjarët e saj.

Po megjithatë turpi i shtetit shqiptar vazhdon ende duke indinjuar më shumë se kurrë këta sportistë qe ngriten Shqipërinë në majën më të lartë. Por që të vlerësosh mundin dhe sakrificat e këtyre sportitësteve duhet të jesh në radhë të pare njeri dhe pastaj politikan …

romela 555psd

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: