Kanë marrë shtetin por s’marrin pushtetin.

986

fane portret

Fane Tarifa / Ju o të papunë, ju të shfytëzuar, emigrantë dhe pensionistë. LDSH ,kjo force e re politike, si aspiruesja me dinjitoze e interesave të njerëzve të shtypur e të shfrytëzuar, si mbrojtësja me serioze e njerëzve të mashtruar në idealet dhe ëndrrat e tyre, si shprehesja me konsekuente e pikëpamjeve të majta , duke analizuar sfondin e politikës shqiptare vëren se :

1. Forcat aktuale të majta në koalicionin qeverisës (PS, LSI, PSD,PDS) sipas premtimeve dhe programeve të tyre, bien ndesh në praktikë me gjithë aspiratat e majta të popullit. Këto forca tashmë janë konsumuar aq shumë me premtimet dhe moszbatimet e tyre sa u ka dalë boja. Sigurisht që çdo nismë e majtë në interes të popullit dhe të vendit e kombit në tërësi ne e kemi mbështetur dhe e mbështesim. Kështu ne mbështesim politikat e shërbimit shëndetësor falas, legalizimet falas, ndihmën sociale të sigurt dhe të studjuar, vendosjen e sistemit arsimor në baza sa më shkencore etj.

Në tërësi vrehen politika të djathta në lidhje me çmimet, taksat. Ka qëndrime tejet toleruese ndaj atyre që kane vjedhur e shpërdoruar pasurinë e popullit .

Nuk ka qendrime kohërente dhe të prera ndaj atyre që abuzojnë me pronën dhe punën e punëtorëve si në qytet ashtu edhe në fshat.

Nuk ka ekzigjence në luftën ndaj krimit dhe drogës ,gjë që shprehet në kerkesen sempliste për konsensus politik për të hyrë në Lazarat !

Nuk ka një studim dhe interpretim rigoroz për minimumin jetik. Lejohen veprimtaritë fantazmë koncensionare që rrjepin pasurinë tonë për një copë bukë!

Kanë marrë shtetin por s’janë të zot të marrin pushtetin.Themele të rëndësishme të pushtetit si Presidenti, Prokurori i Përgjithshem , KLD, Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, ILKPD, SHISH etj, janë ende metastaza të ish pushtetit të mëparshëm .

Ata tuten t’i zëvëndësojnë kur opozita u nxjerr dhëmbët. Kjo gjoja se zemerohen të huajt dhe gjoja nga kjo “nuk do të merrej statusi i vendit kandidat për në BE”. Shihet se kjo është një e majtë tejet frikacake, pa inisiativë, pa sensin e krenarisë kombëtare!

LDSH-ja në koalicion me forca të majta që gjer tani kanë qenë të privuara nga pushteti , si Partia e Punës, Partia Komuniste, Partia 8 Nentori, Partia e Punës e Reformuar, etj. Ka krijuar një front me bazë të gjërë për t’i dalë për zot interesave të vendit, që pasurinë tonë të mos e gëzojnë të huajt, që 3% e popullsisë të mos zotëroje 97% të pasurisë dhe anasjelltas 97% e popullit të ketë vetëm 3% të pasurisë ,që të mos majmen një grusht kapitalistësh të rinjë në kurriz të popullit, që specialistët politikanë që po i rrinë popullit mbi krye, të mënjanohen, që të dalë një brez i ri njerëzish që u dhimbset vendi, që e duan Kombin dhe që u’a qajnë hallet popullit !

Të gjithë Ju që shtypeni përditë, Ju që në vazhdimësi jeni mashtrua, ju që jeni zhgënjyer ,ngrihuni dhe bashkohuni pas Frontit të Majtë. Mbështesni LDSH si një forcë që s’ka asnjë lidhje me pushtetet e deritanishme , këtë forcë të dalë nga brenda rënkimit popullor, këtë forcë të përbërë me njerëz të thjeshtë ,të cilët pa asnjë të ardhur, por me idealizmin e vet, synojnë të ndërgjegjësojnë masat për t’i hapur sytë se si paraqitet e verteta .

LDSH-ja është forca e së ardhmes dhe e njerëzve të thjeshtë që e duan dhe u dhimbset ky vend !

fane tarifa ne focus news

Fane Tarifa, Pedagog në Universitetin e Tiranës




Këtë e pëlqejnë %d blogues: