Kelly Brook-in e tradheton i fejuari

880

kelly 55

Kelly Brook është tradhtuar nga partneri i saj, Danny Cipriani, i cili ka pranuar pabesinë që i ka bërë modeles. Regbisti është detyruar të japë shpjegime pasi Kelly zbuloi disa mesazhe seksi në telefonin e tij, të dërguara për menaxheren e shitjeve Stacey Simocox e që datonin 8 muaj më parë.

Kaq është dashur që modelja 33-vjeçare ta dëbojë atë nga shtëpia e saj, pas zbulimit gjatë fundjavës së kaluar të mesazheve, ku thuhet se i ishte lutur Staceyt për ta takuar atë për seks, pas kthimit nga disa pushime romantik me Kellyn.

“Ai më dërgoi mesazhe të pista në lidhje me atë që ai donte të bënte me mua dhe m’u lut për ta takuar për të bërë seks. Ai u bë gjithmonë e më ngulmues, ndërkohë që unë mendoja ‘Çfarë miu” është ky njeri, i lidhur me një prej femrave më të mrekullueshme dhe të suksesshme në Britani”, ka treguar menaxherja Stacey. Tani, Danny duket se kërkon të kërkojë falje e të rifitojë marrëdhënien me Kellyn, mirëpo vështirë se modelja, e cila ka fshirë të gjitha fotot e çiftit nga rrjetet sociale, do të mund t’ia falë.