Kënga ma bën jetën më të bukur

1008

etleva profil

Kështu thotë për Focus News, gjatë një bisede këngëtarja shqiptare Etleva Cili, ku kënga për të sot është gjithçka. Në bisedë e sipër ajo tregon vështirësitë që e detyruan të emigrojë në Greqi, por mbi të gjitha veshtirësitë që ajo si një nënë e tre fëmijëve po përballet sot në këtë vend. Me një krenari flet për vendlindjen e saj për Golemin e Lushnjes, vendi ku lindi dhe e rriti. Tregon se si nga një specialiste fotografe profesionale u kthye në atë të këngës. Rastësish e ndigjova duke kënduar pas një takimi të disa grave që ishin mbledhur për të krijuar Forumin e Grave të LDSH. Por pa dashur biseda me të vetë mori rrugën e një interviste në të cilën mu duk e arsyeshme për ta publikuar.

Etleva kur erdhët në Greqi?

Erdha në Greqi ne vitin 2001, mbas ndarjes me ish bashkëshortin tim. Në Greqi më ndihmoi shumë familja ime që ndodhej këtu. Kushtet familjare më detyruan të punoja si shumë gra të tjera si pastruse, ku u ndesha me shumë vështirësi të mëdha si të gjithë emigrantët. Erdha e detyruar për një jetë më të mire, por siç e shikojmë nuk fituam gjë, duke lënë moshën më të bukur në emigracion. Por me gjithë atë të kemi shëndetin.

Si e mendonit Greqine para se të vinit?

Greqinë e mendoja si “nje baçe me lule”. Por shumë shpejt kuptova se nuk ishte e lehtë dhe se kisha gabuar, por siç thashë më parë janë kushtet ato qe të detyrojnë të lësh pragun e shtëpisë dhe të marrësh rrugën e kurbetit, duke lënë pas çdo gjë.

Ju erdhët vetëm apo bashkë me familjen?

Po! Kur erdha për të parën herë në Greqi e kisha shumë të vështirë, sepse kur ika nga Shqipëria lash në shtëpi tre fëmijë të vegjël prindërve të mi, duke marrë rrugën e emigracionit për një jetë sa më të mirë jo për vetë por mbi të gjitha për fëmijët. Pas disa vitesh në Greqi, mora edhe fëmijët e mi këtu në Greqi dhe tani me ta jetojë, si dhe jam shumë e lumtur pran tyre. Fëmijët vazhdojnë shkollën ketu me shumë vështirësi, pasi ekonomia varet vetëm nga puna ime, mund të them që mir apo keq ja dal çdo problemi.

Pra kjo është familja e juaj?

Po kjo është dhe për këtë jam e lumtur. Kam tre fëmijë një djal dhe dy vajza, ku për mua është gjitha jeta dhe dhurata më e bukur dhe vetme që kam dhe më ka dhuruar Zoti.

etleva grup

Puna që ju bëni?

Kriza që ka mbërthyer Greqinë vitet e fundit ka ndikuar që sot jeta të jetë e vështirë, ku asnjë nuk e besonte se di ndodheshim në këto vështirësi për të jetuar. Me punen që kisha si fotografe mbaja familjen ku për mua ishte një punë shumë e mirë se kisha të bëja me persona të mëdhenjë. Po kjo i përket të kaluarës. Tani i jam kushtuar këngës dhe sëbashku me një grup muzikantesh shqiptarë japim shfaqje, dhe kjo ma bën jetën akoma më të bukur, duke më larguar nga hallet dhe problemet e përditëshme.

Një ditë po udhëtoja me maestro Bardhi Zdrava që ka fituar edhe çmimin më të sukseshëm këtu në Greqi si maestro në Klarinetë. Nisemi për punë dhe nga qejfi i madh dhe pasioni fillova të këndoja me gjithë zemër. Në një moment maestro Bardhi më thotë, ju zonjë paskeni zë të bukur përse nuk futeni në shkollë për të mësuar më mire për të kënduar. Unë mbeta shumë e habitur, sepse nuk e prisja këtë.

Sot e kësaj dite vazhdojë të studiojë me shumë dëshirë dhe passion muzikën nën drejtimin e maestros Bardhi Zdrava. Jam shumë e lumtur dhe krenare që kam pranë ndihmën e tij, I uroj nga zemra gjithë të mirat dhe zoti e bekoftë.

Si e mendoni të ardhmen në Greqi

Të ardhmen time këtu në Greqi e mendojë që të jetë sa më e mire, por jeta është vështirësuar shumë. Kriza ka ndikuar shumë në jetën tone të përditëshme, besoj se askush nuk mund të thotë e të shprehet për të ardhme. Këtë le t’ia lëmë kohës!

etleva 1

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: