Sipas vlerësimeve nga Amnesty International, Kina zë akoma edhe për një vit tjetër vendin e parë në ekzekutimet e personave të dënuar me vdekje. Organizata, në një raport të titulluar “dënimet me vdekje dhe ekzekutimet për 2012″ bën fjalë për vrasjet e mijëra njerëzve në Kinë, duke bërë më shumë vrasje se ato vende që bëjnë sëbashku në pjesën tjetër të botës,” duke shtuar se nuk mund të japin numrin e saktë, pasi ekzekutimet që kryen në vend janë sekret dhe nuk ka të dhëna “të sigurtë”.
Sipas raportit përbërë prej rreth 60 faqesh, në vitin 2012 u ekzekutuan të paktën 682 njerëz në 21 vende të ndryshme, dy më shumë në krahasim me vitin 2011. Pas Kinës, vjen Irani që ka kryher të paktën 314 ekzekutime, Iraku me të paktën 129 dhe Arabia Saudite me të paktën 79 ekzekutime.
Ndjekur nga SHBA, i vetmi shtet demokratik që shfaqet në pozita të larta në listën përkatëse, ku u regjistruan një total prej 43 ekzekutime, tre të katërtat e të cilave janë regjistruar në shtetet e Teksasit, Oklahoma, Arizona dhe Misisipi, të gjithë me injeksion vdekjeprurës. Vendi i gjashti në listë është Jemeni me 28 ekzekutime të kryer për 2012. Së fundi, Raporti i Amnesty International i referohet edhe disa zhvillime pozitive, të tilla si heqjen e dënimit me vdekje në shtetin amerikan të Konetikat , duke theksuar se 140 shtete e kanë hequr me ligj ose në praktikë dënimin me vdekje.