Korrupsioni në dogana, emërimet bëhen me zarfë lekësh. Kush denoncon largohet !

kakavia 99

Flet ish oficeri i doganës së Kapshticës Urim Gjata

Ish oficeri i doganës së Kapshticës Urim Gjata, që ndodhet nën mbrojtjen e autoriteve të qeverisë suedeze në intervistën dhënë gazetës “Fjala Jone” flet për korrupsionin që ka mbërthyer doganat tona, për emërimet e personelit me zarfa parash, por mbi të gjitha për sjelljen e autoriteve greke ndaj emigrantëve. Gjithashtu thekson se si futet kontrabant policia greke deri në Bilisht, për të marrë karburant, si janë lidhur fijet e saj me qeverinë shqiptare, ashtu si dhe nuk është e rastit prishja e kompjuterave në palën greke, e cila ka në përbërrjen e saj edhe nazistë. Flet për dëmet e mëdha që i sillen ekonomisë shqiptare nga futja kontrabante e mallrave të ardhura nga Greqia, me protagonistë policinë shqiptare, për mafien që është lidhur me ministrat e kabinetit Berisha. Me një indinjim thekson në këtë intervistë se: kush denoncon korrupsionin  largohet. Tashmë larg atdheut në mbrojtje të autoriteve suedeze nga kërcënimet e kryeministrit Berisha për jetën e tij, beson në qeverinë e re për një ndryshim në doganat shqiptare dhe për një rikthim të shpejtë në atdhe.

Përse ndodhin bllokimet në doganat greke ?

Bllokimet në doganat greke nuk janë të rastit, ato bëhen shumë herë nuk bëhen vetëm me urdhër të shtetit Grek, por bëhen me urdhër të drejtuesve ekstremistë brënda policisë greke, të cilët nuk janë pak. Rasti i prishjeve të sistemit kompjuterik, apo bllokimi i tyre është një pretendim, aq sa i gënjeshtër dhe qesharak, sepse sistemi i kompjuterave greke është shumë herë më i avancuar se ai shqiptar. Kur nuk prishet apo bllokohet sistemi kompjuterik shqiptar nuk ka se si të bllokohet ai grek. Për mendimin tim kjo është një lojë e grupeve ekstremiste brënda policisë greke në dogana të komanduar nga lart.

Këtë problem e kemi vërtetuar vetë ne në punën tonë. Këta policë në dogana kanë mbrojtje dhe lidhje të ngushta me grupet ekstremiste dhe nacionaliste greke. Ata veprojnë në këtë mënyrë sa here që ka ndonjë problem në Shqiperi, apo ju prishen interesat fetare apo nacionaliste si në rastin e fundit.

Shumë herë kam qenë prezentë në takimet e drejtorit të kufirit për këto probleme me palën greke, por këto kanë qenë zgjidhje të momentit. Policia greke duhet të mësohet të respektojë qytetarët shqiptarë në Greqi ,apo dhe turistët shqiptarë, ashtu siç respekton qytetarët Turq apo Maqedonas.

Eshtë shteti shqiptar apo Ministrija e Jashtëme dhe e Brendëshme që duhet të venë pikat mbi marveshjet e reciproritetit dhe jo shefat e doganave, apo të policies doganore. Sepse zgjidhja e këtij problem është afat shkurtër.Po ashtu dhe përfaqësia shqiptare në Athinë duhet te luajë rolin e saj gjatë bllokimeve, apo mbylljes së doganave nga pala greke, që hakmerret ndaj emigranteve sa here që preken interesat e tyre në Shqipëri. Bllokimet në dogana asnjëherë nuk janë të rastësishme, ato gjithmonë janë për qëllime të caktuara për të treguar forcën shtetit dhe politikës shqiptare, duke pasur parasysh se rrallë bllokohen komjuterat me vendet  si: Maqedoninë, Bullgarine apo Turqinë.

Si bëhen emërimet në doganat tona?

Emërimet janë politike dhe më shumë kanë lidhje me biznesin, nuk është e rastit. Gjysma e doganierëve në doganat shqiptare, që nuk kanë lidhje me atarët apo militantët e partisë demokratike, kanë filluar punë duke u emëruar doganierë, kjo jo në bazë të një konkursi, por janë emëruar duke paguar shuma të konsiderueshme në xhepat e kryetarëve të degeve të Partisë Demokratike. Ky fenomen nuk është i panjohur as edhe gje e re,  por është një vazhdë e gjatë, kjo gjatë tetë vjetëve në pushtet të PD-se. Pra një qytetar duke filluar punë i emëruar në doganë për periudhën e prove i duhet të likujdonte llogarinë e futjes në punë (Zarfin me euro) ndaj kryetarit të parties, apo dikujt tjetër më lart. Dhe pas gjashtë muajve a më shumë në kundërshtim me kodin doganor, futej në konkurin e radhës sa për të mbushur formularin, si tregues që është futur në punë në bazë të konkursit, të zhvilluar nga drejtoria e doganave dhe ministria e financave. Pra plus emerimeve politike ishin dhe emerimet klienteliste dhe financiare. Gjithashtu një pjesë e doganiereve emërohen në punë nga bizesmenet pranë partisë për të ruajtur të fshehur dhe ndryshuar dokumentacionin e mallit. Si në llojin e artikullit në çmimin e blerjes dhe në peshën e tij, duke i ndryshuar dhe duke bërë pranimin e dokumentave të dyta me fatura të fallsifikuara,  duke i shkaktuar shtetit miliona euro dëm.

Këta janë një pjesë e doganiereve e binznesmeneve, që sigurisht në ekip i marrin fitimet e vjedhura bashkë, ose më mirë një vjedhje në grup, gjë që vërtëtohet shumë lehte, në qoftë se kerkohet nga dogana greke, sa ton kafe dhe nafte, apo cigare janë futur në Shqipëri në periudhen 6 mujore. Sa sasi të tilla janë zhdoganuar në doganat tona, që do nxirrte në pah vjedhjen dhe korrupsionin e paparë në dogana, në këto vite, po ashtu edhe për mallrat e tjera të importit apo dhe eksportit.

 

A ka të mpleksur nga policia në këtë korrupsion?

E gjithë kondrabanda dhe korrupsioni në dogana bëhet në bashkëpunim me policinë, ku secili merr pjesën e vet. Natyrisht dogana merr pjesën më të madhe, por  policia nuk ngelet pas. Në hije të këtij korrupsioni është dhe krimi ekonomik, apo struktura të veçanta të shërbimit sekret që kanë interesat e tyre në ketë biznes. Gjë që është bërë rregullisht në Kapshticë nën drejtimin e Artan Zaimit, i cili kontollonte dhe jepte urdhër për çdo gjë në doganë dhe merrte pjesen e madhe për vete, për policinë dhe krimin ekonomik, pasi marrëdheniet qeveri- doganë janë të lidhura fort me fije të pa dukshme, duke lejuar kondrabandën e mbrojtur njëra- tjetrën. Kjo ka ndodhur rregullisht në Kapshticë, por duke u kontrolluar vetëm dokumentacioni i zhdoganimit do të dalin të gjithë dokumentat e fallsifikuara, gjë që do të çonin para drejtesisë jo vetëm doganierët, por shumë të tjerë që janë marrë me fallsifikimin, pranimin dhe zhdoganimin me dokumenta të fallsifikuara. Ku në të vertetë sasia, vlera dhe çmimi si dhe pesha nuk rakordojnë me mallin. Pra është puna e një ekipi të tërë dhe jo vetem e nje doganieri, kjo e dirigjuar nga shefi i doganës apo shefat e mëdhenjë në Tiranë.

Une kam deklaruar që në zyrën e shefit në doganë çdo doganier paguante 30. 000 lekë të reja, vetëm si takse rruge policise në çdo muaj, veç ndarrjeve të lekëve të kondrabandës çdo ditë dogan- polici. Lekë që shkonin në shefat e mëdhenjë të policisë apo doganës. Të gjithë pothuajse janë të mpleksur në këtë korrupsio, të gjithë mendojnë sikur ditën tjetër nuk do jenë më në pune. Pra kondrabanda e konfeksioneve, kafese, cigareve, ishte e përditëshme nën dirigjimin e policise dhe doganës dhe mbrojtjen nga “shefat e medhenjë”.

Ju si filluat pune dhe sa kohe qendruat?

Megjithëse fitova konkursin më 2007 përsëri nuk arrita të filloja dot punë ne administratën doganore, kur të tjerë kishin mbushur zarfat me euro për shefat dhe xhepat e drejtuesve të PD-së, apo të drejtuesve të doganave, si edhe më lart, kishin filluar punë të emëruar pa asnjë proçedure ligjore. Pra të emëruar nga lart dhe jo ligj në bazë të konkursit të rregullt.

U desh përsëri viti 2009 që unë të futesha përsëri në konkurs dhe ta fitoja atë, ku mbas shumë peripecive më emëruan në Kapshtice, ku aty pashë se shefi i doganës Artan Zaimi dhe të gjithë doganierët ishin nga fshati i Bilishtit, gjë e rrallë në një shtet ligjor. Aty e gjithë proçedura e kondrabandës drejtohej dhe dirigjohej nga shefi i kësaj dogane. Ku fatkeqësisht dhe mbas akuzave të mia reale dhe letesisht te vertetueshme për ta shpetuar ministri Bode e emeroj kryetar PD-je Bilisht dhe z/v prefekt në Korce dhe më vonë kandidat për deputet në Bilisht.  Kjo vetem për ta shpëtuar nga hetimi i prokurorise shqiptare dhe për të mbyllur në heshtie gjithë atë kondrabande të frikeshme në doganën e Kapshticës.

Çfarë ka ndodhur pas denoncimit tuaj?

Megjithëse denoncimi im vinte dhe mbas blokimit dhe mbylljes se skandalit të kafesë në Kapshtice, ku Artan Zaimi në turnin e tij (në atë kohe përgjegjes turni) i’u kap një maune me kafe në dalje të doganës me dokumenta të fallsifikuara. Maune që u kthye persëri me forcë në doganë, dhe me arratisjen për disa muaj të doganierit që fallsifikoj peshen, apo dhe të ekipit që bëri pranimin e dokumentave të fallsifikuara. Deri sa prokuroria mbylli hetimet, sigurisht e diktuar nga boset e krimit dhe politikës.

Denoncova i bindur se mbrapa kisha një shtet ligjor, ku dhe gabova, sepse ishte një shtet i korruptuar dhe klientelistësh, miqsh dhe shokësh, që nuk kishin asgjë të përbashkët me atë vend pune, apo me diploma të fallsifikuara. Mbas bllokimeve te nje pasnjëpasnjeshme nga unë për kondrabande të përhëreshme të konfeksioneve, gomave, mishit dhe djathit kackavall, apo dhe sheqerit, gjë që mori përmasat e para, në Kapshticë. Të gjithe ishin të lidhur zinxhir me kondrabandën dhe fitimet e saj, dogane, polici kufitare, krimi ekonomik dhe SHIK-u. Pra i gjithe sistemi ishte i lidhur dhe mbronte kondrabandën, të gjithë ishin pjesë e tij korupsioni. Kush dilte kundër tyre e pësonte ashtu siç e pësova unë. Në Drejtorinë e Përgjithëshme të Doganave të gjithë drejtuesit, shefat e doganave apo përgjëgjesat e turneve, janë ish oficerët dhe shefat e SHIK-ut të 92-97-tës, të cilët kishin marrë arratinë në 97-tën dhe të rikthyer mbas 2005 në vëndet drejtuese, në pikat kyçe të shtetit. Mbas denancimit  dhe daljes në shtypin e pakët jashtë ndikimit qeveritar të denoncimeve dhe akuzave të mia të drejtpërdrejta dhe të verteta, i bindur (gabimisht) në drejtesinë shqiptare dhe në shtetin ligjor. Unë qëndrova përsëri në qytetin tim në Pogradec, për t’u përballur dhe vertëtuar akuzat e mia ndaj kondrabandës dhe kondrabandistëve në të gjitha rrangjet e pushtetit të korruptuar.

Po pas akuzave çfarë ka ndodhur?

Ditën e dytë më erdhi për të marrë denoncimin dhe akuzat shefi i antitrafikut në drejtorinë e përgjithëshme të doganave, si dhe ish drejtues i larte i SHIK-ut të viteve 97-të Bujar Vukaj, i cili regjistroj gjithë akuzat dhe denancimin tim. Por më shumë ishte i interesuar për të ditur se, sa mumd dija unë lidhur me këtë korrupsion, kondrabandë në lidhje të frikëshme nga baza e deri në qendër. U largua duke më pyetur se deri ku do e çosh këtë punë (akuzat dhe denoncimin për korrupsionin). Kur ju përgjigja se do shkoja deri në dyert e drejtësisë u largua.

Po më pas ju larguan?

Natyrisht  më larguan! Kush denoncon korrupsionin në këtë sistem të kalbur largohet. Pra nga të dyja institucionet u morr një denoncim i regjistruar. Dhe kur unë prisja reagimin e shtetit ndodhi ajo qe nuk e prisja kurrë. Në vend të mbrojtjes nga shteti, më erdhi goditja për të më eleminuar nga strukturat e fshehta të shtetit, që unë i shërbeja dhe e mbroja, fatkeqësisht dhe drejtorin e SHKB-se mbas marrjes së denoncimit tim dhe mbas arrestimit për korrupsion të komisarit të policise Korçë. Hakmarrja e Jozefina Topallit ishte e menjëherëshme duke e nxierrë në lirim një kuadër policie të kualifikuar me një stazh pune 30-vjeçare. Gjithashtu as drejtesia shqiptare e gjendur përpara presionit të shtetit dhe pushtetareve të implikuar në këtë korrupsion dhe kondrabandë nuk arriti dot të vinte në bangën e akuzës, drejtuesit, abuzuesit, si dhe kondrabandistët të veshur dhe të mbrojtur me uniformën shtetërore.

Përplasja juaj me ambasadën shqiptare në Suedi?

Është e pabesueshme aq sa në ndjekjen e provokimet dhe kërcënimet ndaj meje nuk ngeli as ambasada shqiptare në Stokolm, nëpërmjet sektorit të shërbimeve të fshehta dhe bashkëpunëtorëve të saj disa here dhe në rolin përkethyes të emigracionit, për të mësuar venndodhjen time, si dhe çfarë kisha denancuar, por mbi të gjitha dhe çfarë dokumentash kisha dorëzuar pranë autoriteteve në Suedi. Gjë që detyron policinë Suedeze të më marrë në mbrojtje. Sigurishi që jam realisht i kërcënuar nga strukturat e fshehta të policisë shqiptare. Kjo më shumë dhe mbas denoncimit të kondrabandës së naftës dhe thyerjes së embargos së OKB-se ndaj Milloshevicit, nga strukturat e SHIK-ut shqiptar.

Si mund të rregullohet kjo gjëndje?

Për të ndryshuar gjendja duhet një pastrim rrenjesor i strukturës doganore dhe policore e cila është e lidhur me fijet e fshehta, me ish drejuesit e lartë të shtetit, por dhe me kondrabandën dhe korrupsionin. Gjithashtu duhet një verifikim i diplomave dhe degët universitare që kanë studiuar. Të mos bëhen emërimet në rang militantësh por nga vlerat që kanë personate. Lam besim te qeveria e re, për të çrrënjosur korrupsionin në doganat tona të cilat dëmtpjnë ekonominë e vendit, duke pasuruar individë të veçantë.

Është e vertetë që policia greke futet në territorin shqiptar?

Po kjo është e vertetë dhe askush nuk mund ta mohojë këtë fakt. Policia greke e veshur me uniformën e saj dhe me armatim futet në orët e vona të natës për të marrë benzene në Bilisht. Kjo bëhet pa u bërë regjistrimi apo kontrolli, duke bërë një shkelje të rëndë në teritorin e Shqipërisë. Ata marrin benzene shqiptare në kundërshtim me çdo ligj kombëtar apo ndërkombëtar.

Një mbrëmje në verën e 2013-tës së bashku me një ispektor të qarkullimit kapëm tre makina të policisë greke, duke marrë karburant në dalje të Bilishtit drejt Korçës, që nën xhupa mbanin uniformën e policisë. Në momentin që i ndalojmë dhe ju kërkojmë dokumentat, nuk dinin ku të shkonin dhe menyrën për t’u larguar, kur ju thamë se do ju shoqërojmë në polici, sepse jeni futur pa dokumenta identifikimi. Gjithashtu mos regjistrimi apo kontrolli vazhdon edhe për diplomatet grek apo mësuesit e shkollës greke në Korçë, gjë që është një shkelje e rëndë e policisë shqiptare, apo dy mijëlekshat siç ju thërrasin tashmë emigrantët këtyre punonjësve, në një kohë që diplomatët tanë apo dhe ministrat regjistrohen nga policija Greke si në hyrje ashtu dhe në dalje.

Incidente që ju kanë shqetësuar?

Janë të shumta, po ju tregojë një rast. Temperatura ishte minus 15 gradë ishin krishtlindjet  e vitit 2011, ishte ditë e shtunë, ku mbi 300 makina prisnin radhën për t’u futur në Shqipëri. Ishte ora 6 mbasdite, i ftoti dhe era bënte motin akoma më të ashpër. Emigrantët të mbyllur në makina prisnin radhën për t’u futur në Shqipëri, mbasi kishin pritur mbi dy orë në radhë në token greke. Minoritarët (Vorioepirjotët) dhe ata me (tafto homogjenis), pala greke i kalonte pa radhe, në një kohë që fëmijët shqiptarë dridheshin në të ftohtë, edhe pse dogana shqiptare punonte me 5 sportele nuk mundej dot të përballonte fluksin. Sepse një pashaporte do të paktën një minutë të regjistrohet në sistemin Tims. Pra një makinë do 4-5 minuta plus kontrolli doganor.

I telefonoj drejtorit të kufirit të qarkut Ismail Elezi, i cili vjen menjëhere.i tregojë çfare po ndodh,, duke i treguar dhe femijet qe dridheshin nga të ftohtët, por dhe per ujë apo nevoja personale. Më jep një zgjidhje më thotë. I them e di që je burrë, por tregoje njëherë veten dhe tani si njeri human që je. Çfare të bëjmë më thotë. Hap doganën i them. Çfarë? – Hap doganën i them përseri se do na vdesin njerezit dhe do ta kesh peng gjithë jetën. Në atë kohë na afrohet një fëmijë i vogël. Vinte nga Kreta dhe kishin dy ditë që udhëtonin, pyet: O xhaxhi polic ju jeni të mirë, nuk jeni si policët greke. Unë nuk kam frikë nga ju, unë ju dua, por kam ftohtë dua të shkojë te gjyshi e kam të sëmure. Do vemi në Bulqizë. Për herë të parë pashë drejtorin Elezi që mbushi sytë me lotë. Të vejë ku të vejë thotë. Jep urdhër të hapen traret, të kalojnë të gjithë pa u regjistruar.Kete veprim e kemi bërë disa here…

Ndonjë rast tjetër?

Sigurisht që po! Në pranverën e 2012 ndodhi një incident në Kapshticë, ku nje N/komisar policie e drejtorise së policisë në Elbasan nga Peqini, tentoj të kalonte kufirin pa regjistruar dhe pa kontrolluar, dy femijë romë nga Greqia për në Shqipëri, sëbashku me një grua. N/komisarja e policisë jashtë çdo rregulli me nje makinë fiat uno me targa italiane (të skaduar afati)  kalon  në doganën shqiptare pa u regjistruar, merr në doganën greke dy fëmijët romë shoqëruar nga një grua dhe tenton ta fuse në Shqipëri, pa u kontrolluar dhe regjistruar fëmijët dhe gruan rome. Mbas kontrollit tonë dhe një debati të ashpër, zbret fëmijët dhe largohet me shpejtësi drejt tokës shqiptare. U desh të vinim në dijeni autoritetet kufitare në Tiranë si dhe dhe policinë në  Elbasan. Mbas shumë debatesh u kthye përsëri me makinë duke sharë dhe bërtitur por duke mos u regjistruar përsëri.

Të vjen keq kur shikon shqiptarët që pa bërë asnjë krim në Greqi sillen të lidhur me zinxhirë pa turpësisht në prani të policisë shqiptare, apo dhe drejtuesve të saj në doganën shqiptare. Aty ju hiqen zinxhirët dhe dorëzohen në policinë shqiptare ku më pas lihen të lirë mbas një interviste apo verifikimi.