Kosova në Little Miss UNIVERSE 2014.

1011

sose sose

Menora Morina në Little Miss Universe 2014 në Tbilisi të Georgies. Në Tbilisi të Georgisë po zhvillohet gara e bukurisë për fëmijë : Little Miss UNIVERSE 2014. Në këtë garë marrin pjesë shumë shtete të botes si : Georgia, Rusia, Ukraina, Hungaria, Kazakistani e vende të tjera dhe midis tyre edhe Kosova.

Sidrita Sadikaj Drejtore nacionale për Kosovën ka zgjedhur bukuroshen 5 vjeçare nga Gjilani i Kosovës të përfaqësojë Kosovën në këtë garë. Drejtoresha e përgjithshme Znj. Maya Tavadze i ka bërë një pritje të jashtzakoshme Menores të shoqëruar nga nëna e saj Znj.Tejhana Morina në momentin kur kanë zbritur nga avioni në Tbilisi Georgie. Nën kujdesin e nënës  Menora po shkëlqen në sfilatat e ndryshme. Ajo po ju tregon të gjithëve me inteligjencen  e saj, edukatën dhe veshjet e ndryshme, sidomos me veshje kombëtare, që fëmijët e Kosovës janë të bukur, talent, por njerëz të shoqëruar që dinë të vlerësojnë traditat e vendit të vet. Drejtoresha e përgjithshme Znj. Maya është shumë e kënaqur me Menoren dhe vlerëson punën që bën Sidrita me fëmijët në Kosovë. Sot Menora do të jetë në natën finale ku do të ndahen çmimet.

sose 2

Ajo është e vogël të kuptojë që ka një peshë të madhe në këtë garë ndërkombëtare e kështu emocionet e Menores më shumë padyshim i ka nëna e saj Znj. Tejahana Morina dhe Sidrita Sadikaj.

Të gjithë dëshirojmë që Menora të ketë sukses dhe të kthehet në Kosovë me çmim dhe kupë .Veshjet e Menores janë pëlqyer nga të gjithë anëtaret e Jurisë, si dhe stafi i Little Miss Universe 2014.

Sidrita Sadikaj lidhur me ditën e sotme thote : Jam e bindur që Menora do të vlerësohet shumë nga anëtarët e Jurisë dhe do të kthehet në Kosovë me Kurorë dhe Kupën e vendit të parë. Faleminderit të gjithë kolegëve të mi drejore nacionale të shteteve të huaja që me përkrahin në konkurimin e fëmijëve që unë zgjedh për të përfaqësuar Kosovën në gara ndërkombëtare .

Redaksia i uron suksese Menora !

Korespodenti i gazetës Focus News .al




Këtë e pëlqejnë %d blogues: