Në një intervistë eskluzive për gazetën “Focus News” zoti Maksim Ferra, President dhe Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës Shqiptare të Studimit për Luftën Kundër Terrrorizmit dhe Krimit të Organizuar thekson mbi të gjitha se : Krimi nuk ka ngjyrë, nuk ka shpirt, nuk ka mëshirë dhe as pasaportë. Gjithashtu na tregon se si funksion kjo qender në Tiranë dhe në Athinë, qëllimi dhe puna e saj konkrete në luftë kundër krimit të organizuar. Drejtori Maksim Ferra thekson se, Qendra ka në përbërje të saj ekspertë dhe specialistë të fushave të ndryshme të luftës kundër krimit të organizuar, trafikut të qenieve njerëzore, drogës etj, ish-oficerë të policisë me përvojë kundër kriminalitetit, si dhe anëtarë nga shoqëria civile.
Zoti Maksim si funksionon Qendra e Luftës Kundër Terrorizmit e Krimit të Organizuar?
Që në fillim dua të theksoj se lufta kundër krimit kërkon përpjekjet e të gjithëve brenda dhe jashtë vendit. Qendra Shqiptare e Studimeve për luftën kundër Terrorizimit dhe Krimit të Organizuar që unë drejtoj dhe menaxhoj sëbashku me një grup specialistësh në fushën e luftës kundër krimit të organizuar dhe të shoqërisë civile emigrantë rezident në shtetin mik Grek, të cilët janë Presidenti dhe Drejtori Ekzekutiv z. Maksim Ferra, Drejtori i Sigurisë dhe Menxhimit zoti Miltiadh Korkuti, Këshilltarja e Presidentit dhe Drejtore e Menaxhimit te Projekteve zonja Stella Tabaku Shkëlqimi, Drejtori i Agjencisë Kërkimit dhe Investigimit të personave të humbur, apo të trafikuar z. Kapo Kordha, Drejtori i Forumit Rinor Antitrafik z. Mariol Shkëlqimi, që pas një pune disa mujore të ndihmuar nga specialistë të fushës se juridiksionit të shtetit grek ka filluar aktivitetinligjor me vendim nr. 180/ dt.17.06. 2013 të Gjykatës së Qarkut Athinë , në bazë të dispozitave të nenit 12 të Kushtetutës , dhe Nenit 78 të Kodit Civil…
Cili është stafi juaj në këtë drejtim?
Qendra ka në përbërje të saj ekspertë dhe specialistë të fushave të ndryshme të luftës kundër krimit të organizuar, trafikut të qenieve njerëzore, drogës etj, ish-oficerë të policisë me përvojë kundër kriminalitetit, si dhe anëtarë nga shoqëria civile, punonjës, nxënës shkollash dhe studente rezidente në Greqi, që janë të përkushtuar ndaj luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar në gjirin e shoqërisë shqiptare përtej kufijve të tokës mëmë, në radhët e emigrantëve.
Cili është qëllimi?
Qëllimi kryesor i Qendrës është ndihma dhe bashkëpunimi efektiv me strukturat e shtetit në parandalimin e veprimtarisë kriminale, veçanërisht në problematikat e mprehta si kunder droges, të trafikimit të të rinjve dhe fëmijëve, femrave në vendet e rajonit si ne Itali, Kosove,Maqedoni, Belgjikë, Gjermani, Austri, Zvicër, Angli etj. Gjithashtu ka si qëllim të nxisë, ndihmojë dhe koordinojë bashkëpunimin midis autoriteteve shtetërore policore e ligjvenese e ligjzbatuese dhe private te shtetit grek, të edukimit me publikun e gjerë për përcaktimin e prioriteteve në nivel komuniteti e më gjerë përmes kërkimit e studimit shkencor të dukurive kriminale, prirjeve sipas komuniteteve dhe llojshmërisë, për parandalimin e akteve terroriste dhe krimit të organizuar.
Qëllimi kryesor është puna hulumtuese studimore, kordinuese dhe bashkëvepruese e qendres dhe veçanerisht e Agjencisë Kërkimit dhe Investigimit (AKI-it ) në përbërje të strukturës së kësaj qendre, është kërkimi dhe identifikimi i personave të humbur dhe të trafikuar si shtetas shqiptarë ashtu dhe të huaj, të cilat janë objekt kërkimi si nga familjaret, po ashtu si dhe nga interpoli grek, shqiptar dhe ai ndërkombetar, nga shtetet partnere për personat me rezikshmëri të lartë shoqerore. Burimet për personat në kërkim të cilët lëvizin dhe strehohen ne Europe, si dhe në kontinente te tjera, me identitet të rremë, të cilët identifikohen nëpërmjet agjenteve tanë, të cilët për mungesa fondesh punojnë vullnetarisht, por njëkohësisht në disa raste edhe nga burime konfidenciale tona në këto vende.
Si punon?
Kjo Qendër zbaton e mbron standartet e Shtetit Ligjor dhe Kushtetutën e Republikës Shqipërisë dhe të Greqisë, duke respektuar në filozofinë e vet të qellimit dhe misionit, parimet e profesionalizmit dhe demokracisë.
Misioni i kësaj qendre?
Qendra ka për mision të nxisë ndërgjegjësimin se bashkëpunimi dhe marrja e përgjegjësive nga të gjitha segmentet e shoqërisë, strukturat shtetërore e shoqërore dhe komunitetet është forma dhe strategjia kryesore e parandalimit të çdo lloj krimi. Krijimi i kësaj ka patur si synim që me ndihmën dhe kontributin e saj professional, të bëhet pjese e parandalimit dhe luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar si brënda dhe jashtë vendit tonë.
Ku e mbështet luftën, mbi çfarë parimesh?
Në themel të punës studimore dhe aktiviteteve jane Ligjet Kushtetuese dhe të Drejtës Ndërkombëtare, të cilët janë parimet bazë të aktivitetit të saj. Në parimet e aktivitetit Qendra udhëhiqet nga profesionalizmi, përkushtimi, atdhetaria dhe depolitizimi, duke qenë bashkëpuntore e shtetit në këtë luftë parandaluese, dhe jo vegël e partive apo organizatave politike, duke u nisur dhe nga fakti se krimi nuk ka ngjyre dhe nuk njeh kufi.
Si paraqitet krimi sot?
Kohët e fundit krimi në Shqipëri është cilësuar nga ekspertë dhe sociologë të ndryshëm si një fenomen gjithnjë e në rritje. Ai është kthyer në një fenomen që dominon shoqërinë shqiptare që në themelet e saj. Vendi ynë goditet pothuajse çdo ditë nga krimi i organizuar dhe ai në familje, duke mos lënë jashtë edhe vjedhjet me dhunë. Rastet e vrasjeve të biznesmenëve të njohur, ose jo, me sipërmarrje të mëdha, përdorimi i tritolit dhe paralajmërimi për ekzekutim me anën e tritolit dhe të hedhjes në erë të automjeteve dhe objekteve të personave në “shënjestër ” janë një dëshmi e fortë për ekzistencën e rrënjëvë të fuqishme kriminale që ekzistojne në vendin tonë. Gjithashtu edhe krimi në familje është gjithashtu ne rritje.
Pse vendoset në ngritjen e kësaj organizate?
Duke marrë shkas nga reformat e here pas herëshme të ndodhura në vitet e para të demokracisë, fillimi i viteve “90-te”, por dhe më pas e deri në ditët e sotme, reforma të ndërmarra nga pushtetarët e të gjitha ngjyrave (blu, roze apo të kuq) dhe krahëve (të majtë, të djathtë, të qendrës apo koalicionesh ). Kjo në shumicën e rasteve të nxituara, të pa kontrolluara dhe aspak me sens profesional, duke anuar më shumë nga ana simpatizanteske u flakën në rrugë me dhjetra, qindra dhe mijëra specialistë të fushave dhe moshave të ndryshme, por dhe punëtor të thjeshtë që ju mbyllën qendrat e punës dhe u flaken në rrugë.
Pjesa dërmuese e këtyre personave të dalë nga reforma erdhën dhe emigruan në vendet fqinje në Greqi dhe Itali, për të siguruar të ardhurat për të mbajtur veten dhe familjet e tyre. Me këtë rast falenderojmë mikpritjen vëllazerore të komunitetit grek ndaj individëve dhe familjeve shqiptare.
Pjesa dërmuese e këtyre emigrantëve lëviznin pa letra në formë klandestine, pa viza, dikush paguante për blerjen e një vize, merrte leke me përqindje për të blerë edhe pasaportën. Por, të detyruar më pas për të shlyer këto borxhe punonin në punëra të zezë, të jashtë ligjëshme, filloi prositutcioni, trafiku i qenieve njerëzore, shfrytëzimi i fëmijëve dhe femrave , etj.
Krimi nuk ka ngjyrë, nuk ka shpirt, nuk ka mëshirë dhe as “pasaportë “ për të lëvizur lirshëm, ai kë lëvizur lirshëm dhe në kohen kur levizej me viza, dhe jo sot qe eshte bere liberalizimi i tyre dhe levizet lirshëm në vendet Shengen. Ata bashkëpunojnë me njeri- tjetrin, kanë një rregull dhe disiplinë të përsosur për të mbrojtur shokun dhe aktivitetin e tyre kriminal.
Si do informohet publiku lidhur me punën tuaj?
Jemi duke punuar për t’i dhënë një dimension të ri formës dhe përmbajtjes së propogandimit si atë viziv dhe të medias së shkruar, ku së shpejti do të nxjerrim dhe botimin e parë të buletinit, i cili do të sjelle tek lexuesit informacione të ndryshme nga realiteti yne brenda ashtu dhe jashte vendit. Me qëllim që të bëhet pjesë e sensibilizimit të shoqërisë në komunitetet për të ngritur në nje stad më të lartë ndërgjegjësimin e tyre se, informimi ndaj rasteve të aktivitetit kriminal dhe terrorist është detyrë jetike për çdo shtetas. Si faktor të rëndësishëm të punës sonë ka qenë dhe mbetet rritja e besimit reciprok të lidhjeve të qendrueshme reciproke si, nëpërmjet komunikimeve, takimeve dhe formave të tjera elektronike. Në të përcjellim tek çdo shtetas shqiptarë apo të huaj profesionalizmin dhe përkushtimin tonë në këtë mision te qendrës sonë.
Mesazhi juaj?
Eshtë detyra e jone por dhe e shtetit që në kushtet e reja të rritjes së krimit dhe terrorizmit mbare botëror, të jemi sa më pranë njeri- tjetrit. T’i shtrijmë dorën e bashkëpunimit dhe kordinimit, t’i lemë statuset, si dhe qëndrimet që na ndajnë. Të mos përçmojmë, por të bashkojmë vlerat tona, pasi ky shtet ka investuar dhe investon si për mua dhe për ty, për t’u bërë një profesionist i mirë në mbrojtje të rendit dhe qetësisë publike.
Focus News.al