Kryemadhi : Buka e përditëshme nuk ka as ngjyrë blu,as të kuqe as lejla !

Kryesore Politika

Kështu është shprehur Monika Kryemadhi në  stasusin e saj, por këtë radhë ndryshe nga herët e tjera deputetja ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me situatën politike.

Ja çfarë shkruan ajo:

 “Çdo ditë e kudo që shkoj, kudo takoj njerëz, shikoj lodhje nga kjo situatë në të cilën ndodhemi të gjithë.

Njerëzit kanë nevojë për stabilitet politik, për qëndrueshmëri e siguri, kanë nevojë për vende të reja pune, për vende pune me standarde e të mirëpaguara dhe jo të ndihen në çdo moment të rrezikuar se do e humbasin edhe atë punë që kanë.

Nëse konflikti politik do të vazhdojë ne nuk do t’i hapim ato 300 mijë vende pune, por, përkundrazi, do humbasim 300 mijë të tjera!

Buka e përditëshme nuk ka as ngjyrë blu,as të kuqe as lejla !

Shqiptarët po i lodh tranzicioni politik dhe ne politikanët kemi për detyrë ta mbyllim atë njëherë e përgjithmonë. Ky është një shans që i jepet politikës shqiptare për të kapërcyer tekat e saj, në mënyrë që të mendojë për të rikthyer stabilitetin politik dhe ekonomik.

Shqiptarët nuk ushqehen me politika shterpë, por duke iu dhënë shansin dhe mundësinë për të pasur punë, stabilitet politik, nga i cili buron një ekonomi e zhvilluar dhe zbehje e varfërisë. Kaosi, konflikti, destabiliteti prodhon varfëri, jo vetëm ekonomike, por edhe shpirtërore”