Kryeministra që nuk kanë drejtuar një kioskë

884

spartaku portret

Spartak Ngjela  /  Historia nuk është një fakt i krijuar për të fallsifikuar ngjarrjet, por një fakt i ndodhur pëpr t’i vertëtuar ato. Në të vërtetë kjo është vetë koshienca e historisë, dhe në këtë pikë ndalon gjithmonë mendja që di të arsyetojë që, gjithçka e ndodhur negativisht, të mos përsëritet. Në fakt kjo është eksperienca.

Popujt e pazhvilluar, si rregull, nuk dinë fare se çfarë është eksperienca historike, dhe historia e tyre është statike: vijon të ketë përsëritje ngjarjesh dhe regres të vijueshëm në ecjen si zhvillim. Në këta popuj zhillimi ka ngrirë, sepse asgjë nuk ndodh në lidhje me punën si emancipim, shkencën si dije dhe prodhimin si luftë e suksesshme për mirëqënie, sepse këta nuk dinë të mesojnë nga historia e tyre, domethënë nuk kanë eksperiencë pozitive.

Atje ku ka padije, nuk mund të ketë as shkencë as prodhim të larte dhe as zhvillim. Dhe kjo shoqëri ka nevojë për një reformim të thellë të saj. Nuk mund të ketë reformë nëse nuk i drejtohesh dijes si nivel bashkëkohor; dhe atje ku ka ngrirë procesi i zhvillimit, domethënë procesi normal i të punarit, duhet të ketë reformë të thellë në të gjitha aspektet shoqërore.

Kjo është gjëndja jonë sot në Shqipëri! Në paralizim i punës edhe si krijim, por edhe si prodhim. Asgjë nuk ka lëvizur për 20 vjet, dhe asgjë nuk do të levizë, nëse shqiptarët nuk do të kenë një qeveri që të drejtohet nga intelekti drejt sistemimit menexherial të shoqërisë.

Ç’ju është dashur drejtimi i qeverive kryeministrave që nuk kanë ditur të drejtojnë edhe një kioskë? Përse i’u ështe dashur drejtimi i shtetit ca njerëzve që nuk kanë ditur të bëjnë dallimin midis lagjes, fashatit, qytetit të tyre dhe shtetit? Përse kanë ngulmuar për pushtet individë që nuk kanë pasur në mëndjën e tyre asnjë skemë për zhvillimin shoqëror në Shqipëri, asnjë doktrinë të tyren dhe asnjë mendim të shprehur si program individual në lidhje, të paktën, me një reformë që kanë pasur mundësi ta drejtojnë vetë, në një vend që ka nevojë për disa reforma në aspektet e ndryshme të zhvillimit shoqëror?

Dhe përgjigjia e këtyre pyetjeve është shumë e thjeshtë: vetëm një pasion primitiv për të drejtuar apo për të udhëhequr me çdo mjet, apo me çdo kusht, ka qenë motivi i tyre shtytës, por brenda një përpjekjeje të kotë. Dhe asgjë nuk kanë bërë, përposh asaj që, duke e parë që janë të paaftë për të çuar shoqërinë përpara në sensin menexherial, janë futur me të dyja duart që të përvetësojnë vlera materiale, para apo prona, duke menduar se ky ka qenë edhe qëllimi kryesor i pasjes së pushtetit.

Në të vërtetë, një hiç gjigand ka qenë ky, sepse, pasi janë larguar, hiçi i tyre i ka lënë në një mjerim individual, që as vetë nuk kanë ditur se çfarë kanë bërë, dhe se çfarë duhet të bëjnë më tej, përveç se të hane fshehurazi paratë e përvetësuara nga shteti. Ja, shiheni ndërkohe: keni një kryeministër që posa ka rënë nga pushteti, që më shume ka klithur se sa ka folur, që s’ka ditur të bëjë asgjë dhe ka përvetësuar vetëm vlera materiale dhe prona me gjithë fisin e tij, dhe serish po klith. Por, këtë herë, jo nga ekstaza e pushtetit, por nga ekstaza e frikës se gjithçka mund të ndodhë me të dhe me anturazhin e tij të korruptuar.

Por, a ka gjasë të ndodhë kjo? Nuk shihet të ketë gjasë, sepse, që të ketë mundësi të ndodhe kjo, duhet që kryeminstri i ri që ka ardhur, të ketë domosdoshmërisht në programin e tij të zhvillimit, një skemën e vet dhe reformat e tij që duhet të implementoje me forcën e pushtetit të kësaj maxhorance në shoqërinë shqiptare.

Por, a ka një të tillë program ky kryeminister? Agje deri tani. Sepse, siç e kemi analizuar më lart, as ky nuk ka pasur mundësi që individualisht të dijë se çfarë është një reformë.

Sali-Berisha-Edi-Rama-620x419

Reformë shqiptare në këto momente, para se gjithash, do të thotë moralitet, kurse moralitet do të thotë drejtesi, do të thotë ndëshkim kundrejt abuzimit me pushtetin të atyre që analizuam më lart, që janë fshehur apo që sokëllijnë nga frika. Më pas, kjo reformë duhet të jetë patjetër një involvim i ri i të gjithë intelektit të lartë shqiptar në administrimin e shtetit, në sistemimin shkencor të tregut dhe në kooperimin e kapitalit aktual shqiptar, në mënyrë që të fillojë prodhimi me teknologji të lartë në Shqipëri.

Kush nuk e kupton se nga kjo gjëndje do të na nxjerrë dija, sistemimi i tregut me anë të kooperimit dhe investimit të kapitali aktual shqiptar, asgjë nuk ka ndërmënd të bëjë në Shqipëri, perveç se të përvetësojë vlera materiale me anë të pushtetit. Por pikerisht këtu del e shfaqet aksioma kryesore e zhvillimit aktual shqiptar: nëse nuk do të vendoset moraliteti me anë të ligjit dhe drejtësisë shoqërore, kurrë nuk do të ketë një reformë zhvillimi modernë në Shqipëri

spartaku ne focus news

Ky opinion i zotit Spartal Ngjela është publikuar edhe ne rrjetin cocial të facebook-ut




Këtë e pëlqejnë %d blogues: