Kryeministri pezullon çdo ndërtim në Shqipëri

Kryesore Politika

rama ne focus news-1Vapa e gushtit nuk ka penguar kryeministrin Rama për të firmosur dokumentin “magjik” që pezullon lejet e ndërtimit në gjithë vendin. Një vendim i marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të Territorit, ku janë caktuar edhe detyrat që duhet të zbatojë Ministria e Zhvillimit Urban dhe Agjencia e Planifikimit të Territorit.   Këshilli Kombëtar i kërkon të gjithë bashkive të vendit për t’u angazhuar në plane të reja vendore, pasi të gjitha lejet që do jepen pas këtij vendimi do të cilësohen të pavlefshme.