Kryeministria trefishon numrin e punonjësve

Kryesore Politika

punesimi ne kryeministri-2Qeveria pasi erdhi në pushtet rriti numrin e ministrive në 20 nga 14 që ishte, sot mbështetur në “Open Data Albania” që ka përditësuar të dhënat në lidhje me numrin e të punësuarve në institucionet buxhetore për vitin 2016, Kryeministria trefishon numrin e punonjësve nga 128 në 530. Të dhënat janë marrë nga tabelat shoqëruese të ligjit për buxhetin e shtetit 2016, në një kohë që Insitucionet Buxhetore janë ministritë, drejtoritë në vartësi të drejtpërdrejtë apo institucionet e pavarura dhe ato kushtetuese. Pagat e tyre mbulohen nga Buxheti i Shtetit.

punesiimi-3Gjatë viteve 2011-2014 numri i punonjësve buxhetore ka shënuar tkurrje. Në vitin 2015, numri i punonjësve buxhetorë ndryshoi trendin e viteve të mëparshme duke i shtuar administratës shtetërore 2200 punonjës të rinj.

Ky trend në rritje nuk do të vijojë në vitin 2016. Në ligjin e buxhetit të shtetit të miratuar për vitin 2016 janë parashikuar 81 350 punonjës, rreth 7 200 më pak se në vitin 2015.

Viti 2016, shënon edhe vitin me numrin më të ulët të punonjësve buxhetorë gjatë viteve 2011-2015. Megjithatë, bazuar në relacionin e buxhetit, kjo ulje e madhe nuk nënkupton shkurtime në administratë, por reflekton një transferim të disa funksioneve nga qeveria qendrore drejt qeverisë vendore.

Institucionet me numrin më të madh të të punësuarve edhe për vitin 2016 mbeten Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes. Pavarësisht se kemi një rënie të madhe të numrit të punonjësve në arsim, sërish Ministria e Arsimit dhe Sportit ka numrin më të madh të punonjësve, rreth 38% të totalit. Nga ana tjetër, institucioni me më pak të punësuar është Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit me 6 anëtarë ose 0.007 % të totalit. Kjo shifër ka ngelur konstante për të 6 vitet e shqyrtuara.

Kryeministria është institucioni që ka shtesën më të madhe të numrit të punonjësve. Në vitin 2013 ky institucion kishte vetëm 128 punonjës, në 1 janar 2016 numri i punonjësve pjesë e këtij institucioni shkon në 530.

te punesuar-4