Kthimi i azilantëve/Mesazhi i shqiptarit : Kemi frik nga qeveria jonë

Bota

Çështja  e azilantëve është një nga ato çështje që kohët e fundit ka marrë një vëmendje të madhe në vendin tonë, pasi Bashkimi Evropian, e më konkretisht Franca i kërkojë  Shqipërisë të kontrolloj hyrjet dhe daljet e shtetasve shqiptarë sepse ishin rritur shumë kërkesat për azil, duke dhënë sinjale të qarta se do të kthej në Shqipëri të gjithë azilkërkuesit.

Por për çfarë largohen shqiptarët nga vendi i tyre, dhe pse janë gjithmonë në kërkim të një alternative tjetër, këtë e ka treguar edhe një qytetar i cili është ndodhet në Francë për arsye shëndetësore, duke thënë se nuk kanë ku të kthehen, pasi në këtë vend nuk ka siguri.

Ai me anë të një mesazhi të çuar te “JOQ” ka renditur të gjitha arsyet se pse shqiptarët largohen dhe pse nuk e shohin si alternativ kthimin, duke thënë se kanë frik vetëm nga shteti i tyre dhe nga nga askush tjetër.