Ku janë premtimet zoti Rama

rama i prere

Sot ka reaguar Forumi Rinor Socialist ne Emigracion. Qeveria tashme në një të tretën e kohës së pushtetit të saj, ka lënë të dëshpëruar masën më të madhe të emigracionit kudondodhur. Premtimet e saj gjatë fushatës elektoriale tashmë thuajse janë haruar, aq sa asnjë politikanë kanë humbur kurajon për të patur një takim e të shikojnë drejtë e në sy emigrantët.

forumi-premtimet

Sot Forumi Rinor Socialist në Emigracion ka publikuar në faqen e saj të facebook-ut disa reshta ku i kujton qeverisë “Rilindja”  premtimet e bëra kur ishte në opozitë, ku në mes të tjerave çështja e pensioneve për emigrantët. Mbyllje Forumi Rinor Socialist në Emigracion i bën thirrje shoqërisë civile, sindakatave, shoqatave të shumta shqiptare në emigracion që të kërkojnë e mbrojnë këto të drejta, por…

 

 

Drejtuar qeverisë me anën e 14 pyetjeve :

forumi rinor

 

  • Ku është komisioni parlamentar për Shqiptarët jashtë Atdheut ?
  • Ku është TVSH për shqiptarët e lindur jashtë Atdheut ?
  • Ku është ligji për të votuar shqiptarët jashtë Atdheut ?
  • Ku është ligji i pensioneve për shqiptarët jashtë Atdheut ?
  • Ku është Ambasada apo Konsullata që nuk kanë familjarë të PS-së, Lsi-së dhe të PD-së ?
  • Ku janë “Konsujt e Nderit” të zgjedhur nga përfaqësitë e emigracionit?
  • Ku janë qendrat e shkëmbimeve kulturore shqiptare jashtë Atdheut?
  • Ku është njohja e diplomave shqiptare dhe anasjelltas me vëndet përkatëse?
  • Ku është shpërndarja e trageteve për pasagjerët në të gjithë bregdetin shqiptar?
  • Ku është shpërndarja e aeroporteve për pasagjerët në të gjithë territorin shqiptar?
  • Ku janë sportelet shtesë gjatë flukseve në Shqipëri pranë institucioneve shqiptare?
  • Ku është konkursi për të përfshirë emigrantët me kritere nëpër përfaqesi?
  • Ku është shoqëria civile, sindakale, shoqatat të kërkojnë e mbrojnë këto të drejta.
  • Ku është Dega PSSH në Itali, Shoqata “Vëllazërimi” Athinë, Partia Socialiste Dega Greqi, Fressh Dega Greqi, si dhe drejtuesit e tyre jashtë Atdheut që na i premtuat të gjitha. Mbajeni në vesh të dashur emigrantë këto pika, sepse pas një viti do të na i premtojnë përsëri!.
  • forumi ne focus