Kufijtë, Shqipëria me strategji 7-vjeçare

“Menaxhimi i integruar i kufirit mbetet aspekti më esencial i bashkërendimit dhe bashkëpunimit kombëtar dhe ndërkombëtar mes të gjitha autoriteteve dhe agjencive të përfshira në sigurimin e kufirit dhe lehtësimin e tregtisë. Ky sistem ka synuar dhe do të synojë gjithmonë që kufijtë të jenë të hapur, por të kontrolluar dhe të jenë tërësisht të sigurtë”, tha ministri Noka. Në konferencën e Menaxhimit të Kufijve, Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Sequi u shpreh se do të vazhdojnë financimet për kufij të sigurtë në Shqipëri, por ai theksoi se e rëndësishme është të përmirësohet ende kuadri ligjor.