Do kujtohesh përjetë o bilbili i emigracionit

1002

vasili ne focus

I pa haruar kujtimi dhe jeta e Profesor Vasil Logo, e drejtuesit dhe Atdhetarit të palodhur Vasil Logo!

Mbrëmë në orën 22 të datës 27 Mars 2014 në Vorezat -A- në Rrugën “Leoforo Vulagmeni” u zhvillua ceremonia mortore e përcjelles së trupit të pajetë për në atdhe të Profesor Vasil Logo, që u nda nga jeta pak ditë më parë.

Kishin ardhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit familjarë, shokë, miq, drejtues të komunitetit të emigrantëve, të Shoqatës Atdhetare “Vëllazërimi” si dhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Greqi Zoti Dashnor Dervishi!

Të gjithë…mes dhimbjes dhe dëshpërimit për largimi parakohe të Vaskës, me buqeta me lule ndër duar i përcollën bashkëshortes dhe vëllait të të ndjerit Vasil Logo ngushëllimet më të sinqerta.

Fjalën e lamtumirës në emër të Shoqatës “Vëllazërimi” e përcolli sekretari i kësaj shoqate zoti Arqile Gjata.

Më pas, mes lotëve e dhimbjes së madhe Aleksandra, gruaja e të ndjerit i falenderoj të gjithë një e për një. Me duarëtrokitje arkivoli me trupin e pajetë të Profesor Vasil Logo u nis për në tokën amtare, ku do prehet përjetësishtë i paharuari, shoku, miku dhe vëllai ynë Vasil Logo!

(më poshtë po japim fjalën e lamtumirës që u mbajt në ceremonin mortore)

LAMTUMIRA E FUNDIT BILBILIT TË EMIGRACIONIT NË ATHINË

E nderuara motra jonë Aleksandra Logo!

Vëllezër e të afërmë të të dashurit tuaj Vasil Logo!

Të nderuar zonja e zotërinjë të pranishëm, më lejoni që në emër të Komitetit Drejtues të Shoqatës “Vëllazërimi” t’ju përciell ngushëllimet dhe dhimbjen e thellë për largimin e parakohëshëm të njerit tuaj shumë të dashur nga jeta, të intelektualit, Atdhetarit dhe një nga Emrat e veçantë të emigracionit që nga viti 1995!

Shokë, Miq, anëtarë të Shoqatës Atdhetare “Vëllazërimi” u nda nga jeta Intelektuali, Miku i emgracionit. Një nga themeluesit e Shoqatës “Vëllazërimi”…aktivist shëmbullor dhe ish kryetar i shoqatës tonë për disa vite Vasil Logo!

Gojë ëmbli, Profesori i fizikës, Këngëtari Patriot, pushoj së jetuari!

Vaska…Njeriu që iu përkushtua me shpirt problemeve të emigracionit, i apasionuar në pasqyrimin e çdo ngjarje përgjatë 18 viteve në emigracion me fjalën, veprimet e tija të mençura, me shtypinë e shkruar, me kamerën dhe aparatin e tij fotografik i la kohës një thesar arkivor.

Vaska, gjithmonë i qeshur, bujar e i gjendur në çdo situatë pranë komunitetit për të kontribuar në dobi të emigrantëve! Vasil Logua, biri i Përmetit, me zemër atdhetari krijoj e drejtoj Shoqatën kulturore “Përmeti”, Ai i dha jetë, këngë e frymëmarrje Shoqatës “Vëllazërimi” dhe Shoqatës “Përmeti”!

Pushoj së kënduari EMIGRANTI…Vasil Logo, na la Emrin e tij, që tashmë i përket historisë së emigracionit, Shoqatës “Vëllazërimi”, Përmetarëve dhe gjithë komunitetit të emigrantëve Shqiptarë në Athinë!

Qetësohu, shlodhu i dashur Vasil Logo! Vaska e ka vendin e nderit këtu ku punoj e jetoj për 19 vjet me përkushtim e patriotizëm për Mëmëdheun, për kulturën dhe dinjitetin e emigracionit!

Lamtumirë drejtuesi i devotshëm i Shoqatës “Vëllazërimi” dhe Shoqatës “Përmeti”! U prehftë në paqe e këngë shpirti juaj fisnik e Atdhetar!!

Ngushëllime Familjes…Aleksandrës…Gruas ideale që jetoj në lumturi me të dashurinë e saj-Vasil Logo!

Shumë e rëndë dhimbja, humbja e Vaskës, për vëllezërit e pjestarë të tjerë të familjes…por dhe për Shoqatën tonë ikja parakohe e Kryetarit tonë të Shoqatës për disa vite është e pariparueshme!

I pa haruar kujtimi dhe jeta e Profesor Vasil Logo, e drejtuesit dhe Atdhetarit të palodhur Vasil Logo!

Do kujtohesh përjetë o bilbili i emigracionit!

Lamtumirë i dashur Vëlla Vasil Logo…ju qoft i leht dheu në tokën atërore!

Nga Komiteti Drejtues i Shoqatës Atdhetare “Vëllazërimi”!

Sekretari Kryetari

Arqile Gjata Mihal Dusha

27-Mars 2014 Athinë




Këtë e pëlqejnë %d blogues: