Kundër politikës së Papërgjegjëshmërisë!

975

fane tarifa

Politika e rrugaçërisë ka qenë në nismë të ardhjes së së ashtuquajturës “Demokraci”! Me parrullat e tarapisë së shokut u dogj dhe u shkatërrua gjithçka e mirë që ishte ndërtuar nga brezi i mëparshëm se gjoja ishte “Komuniste”. Në emër të luftes ndaj komunizmit, u prishën shkolla , çerdhe e spitale, vepra vaditëse, kanale kulluese, komplekse bujqësore, vreshta e ullishte etj. Kudo ku shkelte këmba e të ashtuquajturve flamurtarë të demokracisë vendi digjej dhe shkatrrohej. Me tezen e “Çekut të bardhë ” u mashtruan njerezit , dhe u vodh,u manipulua dhe u shpërdoruan gjithë vlerat e krijuara me djersën dhe gjakun e popullit.

Atë që nisën në vitet 90-të e vazhduan edhe më vonë me firmat piramidale, me luftën shkatërrimtare të viteve 97-98 . Po ajo plejade politikanësh u salduan në këtë pseudo shtet për 24 vjet rrjesht  “Si të pazëvëndësueshëm” dhe vodhën , shpërdoruan ,u falën të huajve vlerat me madhore të pasurisë së popullit.

Ata që kanë gënjyer,manipuluar, varfëruar ,bile edhe vrarë e masakruar kaq shumë këtë popull ,tani kanë guximin të bërtasin ,të hiqen si lider humanitare ,që gjoja u dhimbset ky popull. Vërtet u dhimbset ,u dhimbset si atij ujkut, që pasi ka coptuar prenë, i vjen keq për ndonjë kafshatë që nuk e ha dot se është mbingopur dhe çirret ndaj çakallit që kërkon të marrë edhe ai një pjesë të vogël!

Karizma e këtyre ish pushtetareve që po bëjnë aq shumë presion sikur gjen pakëz vend, vetëm nga një fare apatie, paaftësie e pushtetit të majtë, që vepron aktualisht, pushtet që “de facto” nuk është realisht dhe tërësisht i majtë, se dege dhe pjese të rëndësishme të tij janë ende në duart e atyre që ulërasin ,të opozitës, si p.sh Presidenti, Shiku, Kld, Prokurori I Përgjithshëm, Gjykatat etj.

A duhet pasur ndrojtje dhe frikë ndaj këtyre metastazave të së kaluarës. – Jo ! Ato duhen operuar sa më shpejt! Vetëm atëherë pushteti do të jetë realisht në duart e së majtës që është ulur formalisht në pushtet ! Populli ua ka dhënë, prandaj dhe ju duhet të dini ta merrni ,ta përdorni dhe ta mbani ! Përndryshe tregoni se nuk jeni të aftë, se duhet të vetëkorigjoheni për të ardhmen e vendit, sepse deri tani nuk justifikoni aspiratat e popullit.

LDSH, si forcë e majtë, në kuadër të frontit të majtë, vrojton me kujdes ecurinë politike, duke mbështetur reformat, që nga ajo territoriale dhe të tjera, të cilat janë në interes të vendit . Por, LDSH është edhe kritike ndaj çdo hezitimi, ndaj çdo stepjeje për të ecur përpara, ndaj çdo përuljeje ndaj presionit të paprecedentë të atyre që deri tashmë e kanë pasë shkatërruar këtë vend ! E duam konsensusin, por çdo gjë ka një farë kufiri !

Jo zoterinjë! Nuk i lutet opozitës në pakufi! Kështu ata bëhen më të fuqishëm dhe me agresive ! E shohin se pushteti aktual nuk i ka penalizuar në asnjë hallkë,ndaj dhe bërtasin me të madhe !

Fane Tarifa n/kryetar i LDSH

Fane ne focus




Këtë e pëlqejnë %d blogues: