Kush është Fredi Beleri? – Ja çfarë thonë gazetarët grekë!

Greqi

Media greke Protothema.gr i ka kushtuar një artikull Fredi Belerit, pas fitores së tij në Himarë.
Dritare Tv nuk ndan të njëjtin qëndrim me kolegët grekë, por kemi e përkthyer dhe duam të ndajmë me ju qëndrimin e medias së vendit fqinj në një moment delikat për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Nga Protothema.gr

Kryetari i sapozgjedhur i Himarës, Fredi Beleri lindi në vitin 1972 në kohën e plotfuqishmërisë së regjimit totalitar të Enver Hoxhës në Shqipëri. Në atë kohë, sidomos për helenizmin e rajonit, gjithçka ishte “në hije nga frika dhe e pllakosur nga robëria”.

Beleri, i cili nuk ishte i vetmi, u rrit me historitë e gjyshërve të tij për Greqinë dhe luftën greko-italiane të viteve 1940-1941, duke dëgjuar fshehurazi radion greke, duke festuar me grila të mbyllura fitoren e kombëtares greke në Eurobasket 1987 ose duke soditur me orë të tëra dritat e Korfuzit përballë, duke menduar për Atdheun për të cilin kishte dëgjuar aq shumë, por kurrë nuk e kishte parë.

Kjo luftë nuk ishte e lehtë, por nuk e pengoi kurrë. Edhe kur autoritetet shqiptare e akuzuan atë se i përkiste një organizate terroriste, me një aktakuzë të dobët që më pas u shemb si një shtëpi letrash. Dënimi i tij fillestar me tre vjet burg, kishte si qëllim të vetëm frikësimin e grekëve të Himarës që guxuan dhe kërkuan publikisht të drejtat e tyre.

Kështu, ai mund të mos ketë qenë prej kohësh në vendlindje, por në marshime proteste, takime me përfaqësues të qeverisë greke, të vendeve të huaja etj, sikur udhëtonte me mendje drejt Himarës së tij të dashur. E ndjeu edhe si një betim për gjyshërit e tij, të cilët e ruajtën shpirtin grek të paprekur, pavarësisht problemeve dhe vështirësive që hasën kur u gjendën, kundër dëshirës së tyre, në anën tjetër të kufirit.

Kush është Fredi Beleri? Ja çfarë thonë. Kthimi dhe lufta në Atdhe në vitin 2014

Beleri kthehet përgjithmonë me familjen në Himarë, për t’u aktivizuar në fushën e turizmit. E ashtuquajtura Riviera Shqiptare është një destinacion ideal veror dhe vend ku mërgimtarët mund të bëjnë biznes nëse qeveria Rama gjatë gjithë këtyre viteve nuk ka vënë në shënjestër, filetat bregdetare. Shumica e tyre janë në pronësi të mërgimtarëve dhe të kishës. Mbrojtja e pasurive të paluajtshme të himarjotëve, të trashëguara nga të parët e tyre, ishte një nga betejat më të forta që kryebashkiaku i ri i Himarës ka bërë gjithë këto vite, duke u përpjekur t’i japë fund arbitraritetit të qeverisë shqiptare dhe miqve, kontraktorët kryesorë të kryeministrit Rama, siç janë denoncuar shumë herë nga gazetat opozitare.

Në vitin 2015 zgjidhet nënkryetar i Këshillit të Përgjithshëm i OMONOIA-s dhe po atë vit kandidoi për herë të parë për Bashkinë e Himarës pa arritur të mbizotërojë ndaj Jorgo Goros. Ato zgjedhje u denoncuan për shumë parregullsi dhe sulme personale të Ramës ndaj Belerit kur ai ishte në zonë për të promovuar të zgjedhurin e tij. Një vit më parë i ka paraprirë “Kallikratis”-i shqiptar me bashkimin e Himarës me bashkinë fqinje myslimane të Vranishtës me synim ndryshimin etnik e kulturor të rajonit dhe kontrollin e proceseve zgjedhore.

Sherri Rama-Beleri ka zgjatur që në atë kohë dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite, me paraburgimin e montuar për “blerje votash” që u krijua në prag të zgjedhjeve.

Zona e Himarës, si zonat e tjera me elemente të forta greke, nuk i përket zonës minoritare të njohur nga Shqipëria dhe mbulon vetëm 99 fshatra në krahinën e Gjirokastrës. Rama, ndonëse pretendon se Himara ka qenë “gjithmonë shqiptare”, më parë kishte deklaruar se aty “jeton një minoritet grek”, duke bërë bujë, pasi qëndrimi zyrtar i Tiranës është se grekët e Himarës në thelb janë shqiptarë “dygjuhësh”.

Me të njëjtin zell që Beleri mbron luftën e bashkatdhetarëve për fitimin e të drejtave të ligjshme, punon edhe për të siguruar kushte më të mira jetese për shqiptarët që jetojnë brenda kufijve të komunës dhe veçanërisht në zonën e Vranishtës, ku infrastruktura publike është primitive. Rezultatet e zgjedhjeve dhe në fshatrat myslimane të bashkisë Himarë, dëshmojnë për pranimin e Belerit.

Por pavarësisht fitores së madhe, por të vështirë, problemet kanë nisur tashmë për Fredi Belerin, pasi kryeministri shqiptar Edi Rama duket se nuk dëshiron të humbasë kontrollin e qytetit bregdetar. I burgosur në Tiranë, Beleri tashmë po planifikon ta vendosë qytetin në hartën evropiane, si një bashki moderne miqësore dhe e aksesueshme për banorët e saj, grekë dhe shqiptarë. Ai e di që rruga nuk do të jetë e lehtë ndaj një Rame të paparashikueshëm. Mirëpo, siç thotë një shprehje: “I laguri nuk ka frikë nga shiu”
Dritare.net