Menjëherë pas zgjedhjeve të 23 Qershorit të 2013, PS-ja në Greqi po kalon një nga periudhat më të vështira që nga krijimi i saj. Faktorë vendimtarë në shkatërrimin e saj të plotë janë vetë drejtuesit e qendrës me protagonistë Erion Veliaj, i cili për paaftësi dhe egoizëm ndikoi atë që nuk duhej të ndodhte. Sot në Greqi kjo strukturë paraqitet me fytyra, aq sa të zgjedhurit dikur në rrugë demokratike të miratuar edhe në Kongresin e fundit të PS, apo edhe në Asamblenë në Greqi janë vënë përballë njerëzve të emëruar nga Erion Velia. Largimet të padrejta në këtë strukturë kanë indinjuar ish drejtuesit e kësaj strukture si në Athinë ashtu edhe në Selanik, ku sot në krye gjen njerëz të cilët nuk kishin patur lidhje dhe as kishin kontribuar në këtë strukturë. Po kjo gjëndje e mjerueshme me dy struktura paralele që ndodh njëkohësisht në Athinë edhe në Selanik me sa duket nuk përbën asnjë shqetësim për qendrën. Kohët e fundit në rrjetin social shikon ish drejtues të shprehin keqardhje dhe shqetësimin lidhur me gjëndjen aktuale të PS në Greqi.
Konkretisht emërimet personale të Erion Velisë largojnë kreun e PS të Athinës dhe për periferinë e saj z. Besim Mero dhe në vend të tij emërohet korespodenti i Top Channelit z. Artur Bibe, i cili deri më sot, nuk kishte kontribuar fare, por më e keqja ishte se nuk kishte dhënë asnjë kronikë të PS-së si korespodentë i këtij kanali.
Si një biznesmen i fuqishëm Artur Bibe në fushën ne transportit interurban Athinë – Tiranë, bën të mundur transportin falas për qindra e mijëra socialist për votimet e 23 Qershorit. Por pas votimeve borxhi i PS ndaj tij shlyhet duke e vendosur këtë në krye të socialistëve për Degën e Athinës. Po e njëjta lëvizje bëhet edhe në qytetin më të madh të Selanikut, ku largohen njerëzit me një kontribut shumë vjeçar, siç është rasti i Spiro Janaqit.
Lidhur me këtë shkatërrim shumë drejtues rrethesh të zgjedhur në rrugë demokratike dhe që u larguan me urdhër të Erion Velisë shprehin nga dita në ditë shqetësimin e tyre, por edhe korrupsionin që egziston brenda një klani të caktuar. PS-ja e sotme në Greqi nuk ka asgjë të ngjashme me atë që ishte para 23 Qershorit, askush nuk interesohet më për të, zgjedhjet mbaruan dhe premtuesit erdhën në fuqi, duke i kthyer kurrizin kësaj strukture. Vitet ikin por emigracioni kudondodhur qendron i njëjtë dhe përbën një fuqi maksimale. Drejtuesit e PS në Shqipëri bën hapin e parë, ata shkatërruan atë që ndërtuan, për aq shumë vite, por me sa duket për drejtuesit e qendrës, kjo strukturë socialiste në Greqi nuk ka rëndësi
Biznesi për ta është më kryesori se vlerat e njerëzve që punuan dhe i qendruan besnik kësaj strukture. Largimi i tyre dhe emërimet nga qendra tregojnë qartë demokracinë që funksionon brenda kësaj partie, arroganca dhe korrupsioni i pafund, aq sa mashtrime për të përvetësuar para nuk i tremben më as drejtësisë. Biznesi ka mundur rolin demokratik dhe moralin politik brenda kësaj strukture.
Artur Qirici ish i emëruar si koordinator i PS Dega Greqi pas zgjedhjeve të 23 Qershorit është emëruar në Portin e Durrësit me postin n/drejtorit, por në kundërshtim me statusin e partisë ai ende nuk e ka lëshuar nga duart e tij detyrën si koordinator.
Një letër me nr prot. 234 datë 27/12/2008, firmosur nga Gramos Ruçi, drejtuar partisë socialiste të Greqisë (PASOK) bën fjalë për mos njohjen e kësaj strukture, në një kohë që zgjedhjet më parë ishin bërë në mënyrë demokratike dhe në prezencë të Edi Ramës. Kjo kërkesë nga e Gramos Rucit drejtuar PASOKUT me qëllim që në krye të viheshin njerëzit e tij, ka bërë bujë edhe në shtypin grek më 7 Mars të 2010. Por kjo nuk u realizua pasi pati reagime të ashpra në shtypin shqiptar nga vetë drejtuesit e PS Dega në Greqi.
Sikur të mos mjaftonin këto, një vit më pas më 12/2/2009 një shkresë tjetër me nr. Prot. 14, firmosur nga sekretari i PS z. Blendi Klosi, që në emër të Edi Ramës i është dërguar me faks përsëri partisë socialiste të Greqisë, për mos njohjen e PS Dega Greqi, duke theksuar edhe emrat e drejtuesve të rinjë.
Në mbyllje theksojme se sot ardhja në pushtet e drejtuesve të PS në Shqipëri të cilët nuk kishin asnjë lidhje me PS shkatërruan strukturën e saj në Greqi, aq sa shumë drejtues socialistë rrethesh në Athinë, të cilët deri dje ishin të zgjedhur, sot janë janë përball një luftë të vertetë me drejtuesit e emëruar. Në bisedime me ta ndigjon se PS në Shqipëri përveç moralit politik u ka edhe shumë mijëra euro borxh, para të cilat ende nuk janë shlyer, aq sa nuk janë shlyer edhe për partinë Pasoku në Greqi.