Kush do t’i ndalë këta banditë?

 

Kush do ti ndalë këta banditë që po grabisin vendin nga dita në ditë? Korrupsioni shqiptar do të importojë 1 miliardë euro energji nga Rumania, sasi e barabartë me gjysmën e sasisë që konsumohet në vend. Korrupsioni shqiptar është angazhuar të importojë nga Rumania një miliard euro energji elektrike në vit. Shuma që do të shpenzohet për importin e kësaj energjie është thuajse gjysma e konsumit të energjisë në vend. Këtë lajm e jep Agjensia Rumune Agerpres, duke iu referuar burimeve qeveritare rumune.

Agjensia shkruan se Qeveria shqiptare dhe ministri rumun i Ekonomisë, Konstantin Niça, kanë rënë dakord në parim për një kontratë për shitjen e energjisë elektrike nga Rumania për në Shqipëri me vlerë një miliard euro në vit.Po kjo  agjensi bën të ditur se importi prej një miliard euro, do të thotë një sasi importi prej 2.5 milionë megavatorë energji elektrike në vit. Niveli ky shumë më i lartë se importi i energjisë së këtyre viteve të fundit sipas të dhënave të Institutit Shqiptar të Statistikave. Në bilancin e energjisë, importi i vitit të kaluar, ku janë përfshirë edhe këmbimet ishte 2.3 milionë megavatorë, ndërsa importi neto ishte sa vetëm 7% e importit të planifikuar nga Rumania.

korrupsioni ne focus news

Për një krahasim më të saktë, importi i pritshëm nga Rumania është sa gati gjysma e energjisë qe konsumohet në vend. Sipas Institutit të statisitkave, vitin e kaluar konsumatorët shpenzuan 4.5 milionë megavatorë energji. E ndërsa detajet janë ende të paqarta për shqiptarët, pikepyetja është: cfarë do të bëhet me prodhimin vendas. A nuk synojnë investimet në hece rritje të prodhimit?! E për më tepër, importet do të kufizohen vetëm me Rumaninë, apo edhe nga tregje të tjera?! Por mbi të gjitha një pyetje mbetet se cili është roli I kompanisë së shpërndarrjes ÇEZ dhe kush mshihet pas kësaj kompanie?