Kuvendi miraton ligjin “Për Armët”, opozita voton kundër

806

kuvendi-i-shqiperiseKuvendi miratoi me 66 vota pro të maxhorancës dhe 56 kundër të opozitës, Ligjin për Armët, i cili parashikon pajisjen me armë të zyrtarëve të lartë të shtetit. E gjithë seanca u shoqërua me debate mes deputetëve socialist dhe ministrit të Brendshëm, Flamur Noka.

Opozita

Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Isaraj akuzoi kryeministri Sali Berisha se po armatos të gjithë zyrtarët e shtetit dhe po lë të paarmatosur vetëm Presidentin e vendit. “Sot po çarmatosin vetëm Presidentin dhe të gjithëve na duan nën armë. Ka ditë që biznesi i armëve mezi pret licencimin miliardave të gjakut, a thua se jemi përpara një lufte dhe të gjithë ushtarë. Vetëm Presidentin e Republikës e ka çarmatosur Saliu, pasi ja mori të gjitha dekretet dhe e la me lugë bosh në brez”, tha Isaraj. Por deputeti demokrat, Osman Metalla i cilësoi si shpifje akuzat e opozitës, që ky ligj po miratohet në prag të fushatës elektorale. “Ky ligj hyn në fuqi 3 muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare. Ky ligj hyn në fuqi në gusht të këtij viti, kështu që ju po gënjeni me këto që po thoni”, tha Metalla.

Debatet me Nokën

Deputetja socialiste, Ermonela Felaj deklaroi se është rritur numri i vrasjeve më armë. Por ministri i Brendshëm, Flamur Noka, i cilësoi ato si jo të vërteta. “Deputetja gënjeu për statistikat dhe për shifrat, gënjeu dhe për pronësinë e armëve të zjarrit, në kohën që ligji e përcakton qartë një gjë të tillë”, deklaroi, Flamur Noka.

Ligji për Armët

Ligji “Për Armët” synon përafrimin me direktivën e BE-së,”Për kontrollin e blerjeve dhe posedimit të armëve”. Ligji detajon tipet e “armëve të zjarrit”, që nga “arma e shkurtër”,

“armë e gjatë”, “armë automatike”, gjysmautomatike e deri tek specifikimi i armëve të zjarrit “për gjueti”, armëve sportive dhe dekorative. Një risi e këtij ligji lidhet me personat që kanë të drejtë të pajisen me autorizim për mbajtje arme zjarri nga organi kompetent i Policisë së Shtetit, ku përfshihen deputetët, anëtarët e Këshillit të Ministrave, të Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë, Prokurori i Përgjithshëm, zv/ministra, prefektë, kryetarë të qeverisjes vendore, gjyqtarë




Këtë e pëlqejnë %d blogues: