Kuvendi miraton programin e Qeverisë dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave.

753

kuventi 44

Seanca  plenare në drejtimin e Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta miratoi me 82 vota pro, 55 kundër dhe asnjë abstenim programin politik të qeverisë dhe projektvendimin për përbërjen e Këshillit të Ministrave për periudhën 2013/2017. Pas një debate maratonë prej mëse 20 orësh, deputetët e maxhorancës dhe të opozitës dhanë qëndrimet dhe idetë e tyre e tyre mbi programin  politik të qeverisë dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave të drejtuar nga kryeministri z. Edi Rama.

Në fjalimin e rastit drejtuar Kuvendit të Shqipërisë , Kryetari  Ilir Meta u shpreh ndër të tjera  se, “ është i bindur se përmes tri kolonave të programit : transparencës, të llogaridhënies dhe të gjithëpërfshirjes, kjo qeveri dhe kjo maxhorancë do të arrijnë ta realizojnë me sukses këtë program.” Kryetari I Kuvendit vlerësoi rëndësinë themelore të reformave që parashikohen  në programin politik për  procesin e integrimit, sistemit të drejtësisë, punësimit, në fushën administrative dhe në sektorë të tjerë.

“Njëkohësisht, jam i bindur se përmes kësaj fryme të re që po rrezaton kjo maxhorancë, që po rrezaton kjo qeveri e re në Kuvendin e Shqipërisë, ne do të kemi, herët a  vonë, edhe kontributin e demokratëve, të cilët edhe sot, edhe dje, nuk munguan ta japin këtu përmes ideve, propozimeve dhe kritikave të tyre, sepse pavarësisht se cili ishte dje në pushtet dhe cili është sot, e cili do të jetë nesër, çdo gjë ndryshon, por Shqipëria nuk ndryshon. Ajo është e të gjithëve”, u shpreh ndër të tjera Kryetari I Kuvendit në fjalimin e tij. Në fjalimin e tij drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama tha se “ Aleanca për Shqipërinë Evropiane ka dy forca kryesore, njëri është  kryeministër, njëri kryetar i Kuvendit, të dy drejtues të Aleancës për Shqipërinë Evropiane”

Sipas Kryeministrit Edi Rama, “kjo aleancë ka marrë një mandat të fortë për të rilindur Shqipërinë për të ecur më shpejt dhe kanë përgjegjësinë historike ta përmbushim aspiratën e shqiptarëve, duke mos përsëritur gabimet e së shkuarës”.Kryeministri Edi Rama ftoi opozitën  për të bashkëpunuar në realizimin e reformave në të mirë të vendit. Në emër të opozitës , Kryetari i Grupit parlamentar demokrat Edi Paloka shprehu skepticizmin për realizimin e reformave dhe premtimeve të parashikuara në programin politik të qeverisë. Në mbyllje të seancës, Kryetari I Kuvendit, z. Ilir Meta tha se, seance  e radhës do të thirret pasi të bihet dakord me kryetarët e grupeve parlamentare,  me të cilët , sikurse theksoi Kryetari i Kuvendit do të ketë bashkëpunim për zgjedhjen e organeve të Kuvendit të Shqipërisë.

 

 

 

 

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: