Ky është shteti ynë hajdut ?

ambasada radha

Një pyetje më se e drejtë. Në asnjë vend të botës nuk ndodh që pasaportat të ndërrohen një herë në çdo pesë vjet. Konkretisht gjatë 25 viteve të fundit pasaporta janë ndërruar  5 herë, përfshi këtu edhe rastin e fundit të qeverisë aktuale. Çdo qeveri e ardhur në fuqi me sa duket ka patur si qëllim ndrrimin e tyre me justifikime të ndryshme, duke e kthyer këtë llojë proçesi në një biznes të vertetë se sa një aplikim i thjeshtë për popullin.

Kur shikon rritjen e çmimit të rinovimit të pasaportave dhe ndrrimin e tyre çdo pese vjetë, cmimi në Shqipëri 7 mijë lekë dhe jashtë vendit ( emigracion) 130 euro nuk është e vështirë të kuptosh se ke te bësh me një shtet hajdut. Një shtet tjetër që ndryshe premtonte kur ishe në opozitë dhe ndryshe po vepron sot kur po qeveris vendin. Një qeveri që u mbështet nga shumë emigrantë për të ardhur në pushtet, një qeveri që shpejt do të braktiset nga këta emigrantë të braktisur. Qeveria mbi të gjitha ka si qëllim të ve paranë, pasi shtimi i gjashtë ministrive kërkon një shtes plus parash nga ish qeveria e mëparshme( kjo sa për një kujtesë)

Qeveria i detyron emigrantët e kudondodhur për të rinovuar pasaportat por pa i pyetur ata, pasi rinovimi nuk behet falas, shkon deri atje sa rrit për këta emigrantët dy herë më shumë çmimin e pasaportës, edhe pse teknollogjia e lehtëson më shumë se asnjëherë tjetër lehtësimin në këtë proçes.

Emigrantët janë përballur dhe po përballen si gjithnjë me padrejtësitë e shtetit të tyre, duke filluar që nga sigurimi vullnetar në sistemin e sigurimeve shoqërore, në një kohë qe keta bëjnë pagese te dyfishte, në një kohë që ky shtet të bënte tentative për njohjen e viteve të punuara.

Gjatë viteve të emigracionit për 17 vite rresht emigrantët mbajtën në këmbë me tarifat që pagonin Ministrinë Punëve të Jashtëme, si dhe të gjitha ambasadat e shtetit tonë. Mesatarja vjetore e të ardhurave nga konsullatat shqiptare në Greqi ishin mbi 4 milionë euro, të ardhura që u vidheshin emigrantëve nga xhepat e tyre, nëpërmjet vulës ku shteti vuloste shtetin. Një veprim turpi që praktikohej vetëm në konsullatat tona, kur si tregues pagese u jepej emigrantëve një faturë këpucaresh në gjuhën greke.

Të ardhurat e emigrantëve në Shqipëri ( me rreth 720 milione euro në vit) gjatë gjithë këtyre viteve nuk u muarrën në konsideratë, as ndihma qe ata u jepnin familjeve për t’i mbajtur gjallë, as kontributi i tyre në ekonominë e vendit, kjo për arsye se u konsideruan si një rubinet fitim parash.

Sot po këta emigrantë po përballen me një shtet që për faj të tij po u kërkon të rinovojnë përsëri pasaportat, në justifikim per një siguri të lartë, pasi këtij shteti nuk i ka pëlqyer siguria e prodhimit të bëre bë shtetin Gjerman. Babëzia e këtij shteti përball emigrantëve shkon deri aty sa u kërkon emigrantëve dhe fëmijëve të tyre në kohë krizë qe të paguajnë dy herë më shumë se në Shqipëri. Pra me te drejtë hidhet pyetja: Ky është shtet hajdut ?

ambasada ne focus