Lajmi i mirë, shpëtuan dhjetëra jetë njerëzish, shqiptarit dhe egjiptianit i jepet nënshtetësia greke

Greqi Kryesore

Një lajm i mire vjen nga vendi fqinjë, nga vendi ku punojnë dhe jetojnë rreth 600 mijë shqiptarë, një lajm që gëzon mbarë komunitetin shqiptar për vetmohimin e një shqiptari, ku shpëtoi jetë njerëzish në zjarrin e Matit ku gjeten vdekjen mbi 100 greke. Por…cili do jetë qendrimi i Presidentit shqiptar?

Qytetarë grekë janë tashmë një shqiptar dhe dy egjiptiane që punojnë si peshkatarë në Nea Makri, të cilët me vetëmohim shpëtuan dhjetëra jetë njerëzish nga zjarret vrastare në Mati të Atikës në verën e vitit 2018.

Bëhet fjalë për 35 vjeçarin nga Shqipëria Gani Xheka dhe dy egjiptianet Emad El Khaimi dhe Mahmud Ibrahim Mussa, 50 dhe 46 vjeç. Të tre peshkatarët kanë shkuar pas mesdite në Pallatin Presidencial, të ftuar nga presidenti grek Prokopis Pavlopulos dhe aty ministri i Brendshëm Aleksis Haritsis u ka dhënë urdhrin me anë të të cilit kanë marrë nënshtetësinë grekem raporton TCH.

Nëpërmjet shembullit tuaj dhe me dhënien e shtetësisë, dërgojmë mesazhe që janë aq të nevojshme sot. Ajo që bëtë tregon se solidariteti dhe humanizmi nuk është një çështje e nënshtetësisë. Ju jeni tani dhe europianë dhe si e tillë, mund të mësoni tek ata partnere qe nuk i kuptojnë vlerat e Evropës, që të kryejnë detyrën e tyre. Sepse themeli i BE është solidariteti”, u shpreh Prokopis Pavlopulos, Presidenti i Greqisë.