LDSH vlerëson çdo hap pozitiv të qeverisë

1122

fane portret

Doc. Fane Tarifa / Duhet ndarë shapi nga sheqeri. Mbi një rivizionim të LDSH për politikën aktuale në Shqipër. Janë bërë rreth 24 vjet që një gardë specialistësh politikanë janë ulur këmbëkryq në faltoren e pushtetit dhe e kanë salduar vehten ligjërisht si të pazëvëndësueshëm, të patjetërsueshëm dhe si më të domosdoshmit e kohës dhe të kombit. Këta kolltukofagë,  monstra dhe shushunja të politikës shqipëtare, janë majmur aq shumë në kurriz të popullit, sa nuk mund të merret me mënd !

Ata që më tepër kanë mashtruar, që kanë përfituar, kanë korruptuar, kontrabanduar, kanë bërë trafiqe , vjedhje, ryshfete etj. Ata bërtasin më shumë se të tjerët për drejtësi. Lejtmotivi i tyre është: Genje, gënje përsëri se diçka mbetet. S’është për t’u habitur që janë majmur në kurriz të popullit si nga e djathta ashtu dhe nga e majta ! Bashkë në hulli të fshehta, e kanë përgatitur grabitjen dhe shpërdorimin e pasurive të popullit.

Bëjnë sikur zihen, bile edhe shahen e në dukje edhe goditen, pastaj në fshehtësi ndajnë llogaritë e bizneseve të pista !

Nuk është habi që Sali Berisha u deklaron pushtetarëve të së majtës në pushtet :”se le të hapen dosjet se, kam shumë dosje unë për t’ju hapur!”

Këtë e shpreh hapur, prandaj dhe deri tashti, megjithë ato gjëma që ka bërë, askush nuk e ka vënë para përgjegjësisë. Kjo tregon se ajo luga me “çorbë të prishur” është ngrenë dhe “ustai ua di hilet”, prandaj dhe heshtin. Pa përmëndur nivelin intelektual të deputetëve , LDSH-ja vëren se implikimet e shumicës dërmuese të politikanëve aktuale, si të djathtë ashtu dhe një pjesë e mirë e së majtës, në afera jo të pastra, shtron nevojën e zëvëndësimit sa më imperativ të tyre me të rinj, me politikanë të papërlyer me forca politike serioze.

Nuk janë parrullat ato që i evidentojnë partitë politike, por veprimtaria konkrete e tyre !

Në këtë kënd vështrimi LDSH-ja mendon se ka ardhur koha që një pjesë e mirë e politikanëve aktuale duhet të japin llogari, jo vetëm për rrugët e pasurimit të tyre, por edhe për dëmet kolosale që i kanë shkaktuar vendit si, me veprimet ashtu dhe me mosveprimet e tyre.

Zeri dhe ndërgjegja popullore ja vlen të buçasë, të ngrihet dhe të tronditë ata që janë majmur në kurriz të popullit !

Ndërgjegja kombëtare ka obligimin të mënjanojë ata politikanë që me së shumti u kanë shërbyer dhe ju shërbejnë më shumë të huajve, bile edhe sigurimeve inteligjente të huaja, se sa vendit të tyre. Gradualisht mendimi i shëndoshë popullor po zien ! Ai do t’u thotë ndal gjithë pseudopolitikaneve që ende nuk dinë se ku t’i shpenzojnë paret që i kanë vjedhur popullit të tyre !

Mjaft më ! Nuk ecët kështu !

LDSH-ja ka marrë përgjegjësinë të studiojë dhe të evidentojë para mendimit popullor në mënyrë të pavarur çdo shkelje të ligjeve dhe të të drejtave të popullit !

Asnjë nga ata që kanë ngjyer duart me pasurinë e popullit nuk ka vend në radhët e LDSH !

E vogël, por e pastër, në rritje me dinjitet, me përkushtim popullor LDSH-ja po ecën me ritme të mira, duke u përqafuar nga njerëzit e thjeshtë, intelektualët seriozë, nga gjithë ata që vërtet e duan vendin dhe popullin e tyre. LDSH-ja  vlerëson çdo hap pozitiv të qeverisë aktuale që është në interes të masave të gjëra të popullatës, por ajo nuk pajtohet dhe nuk mund të hesht për çdo masë, ligj, vendim apo edhe sjellje e qendrim që bie ndesh me interesat e mbarë popullit, që prek sado pak nivelin e jetesës së tyre.

Ka ardhur koha që plejada e vjetër e politikanëve që e quajnë vehten edhe “senatorë” ,sigurisht se u pëlqen, si dhe me atë emër synojnë të garantojnë edhe një lloj mbrojtjeje, pra që kjo plejade të mënjanohet nga politika, se për ta thënë troç: janë bërë boz dhe nuk po durohen më!

fane ne focusnews




Këtë e pëlqejnë %d blogues: