Lënë pasaportën shqiptare edhe 143 persona të tjerë

Lajme Politika

 

presidenti -pasaportaPresidenti Nishani firmos në 4 muaj lënien e pasaportës shqiptare edhe për 143 persona të tjerë, që për nga numri ështrë më i lartë se atyre që e marrin këtë pasaportë shqiptareduke firmosur një seri dekretesh për të mundësuar lënien e shtetësisë shqiptare.  Numri personave që lënë shtetësinë shqiptare rezulton të jetë dy here më i lartë se sa i atyre që marrin pasaportën shqiptare.  Bëhet fjalë për 143 persona të cilëve u është dhënë mundësia nga kreu i shtetit të lënë shtetësinë shqiptare. Në faqen zyrtare të presidencës janë të pasqyruara të gjithë emrat e personave që kanë lënë shtetësinë shqiptare, ndërkohë që numri i atyre personave që kanë marrë shtetësi shqiptare është dy herë më i vogël. Në bazë te ligjit të posaçëm për lënien e shtetësisë parashikohet e drejta për ta lënë shtetësinë por me kusht që më parë të ketë fituar një shtetësi tjetër, apo ti jetë garantuar nga organet kompetente të shtetit tjetër dhënia e shtetësisë.