Liga Superiore, të gjitha ndeshjet luhen të hënën

Futboll Lajme

futbolli ne focus-2Pas një sërë ndryshime dhe shtyrjesh, është vendosur që Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit t’i luajë të hënën të gjitha ndeshjet e javës së saj të 31-të.

Ndonëse ishte njoftuar fillimisht se sfida Vllaznia-Flamurtari do të luhej të dielën, tanimë edhe ajo është zhvendosur të hënën. Kështu, 4 prej tyre do të luhen duke nisur nga ora 16:00 dhe Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar do të sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt sfidën më interesante, atë midis Kukësit dhe Partizanit.

Tri takimet tjera të pasdites janë Vllaznia-Flamurtari, Tërbuni-Teuta dhe Bylisi-Laçi. Java e 31-të mbyllet në mbrëmje, me takimin e orës 19:00, midis Tiranës dhe Skënderbeut.