LSI apel politikës: Bashkëpunoni si dje, votoni 3 ligjet

680

manjani

Lëvizja Socialiste për Integrim bëri sërish thirrje sot, për zhbllokim të situatës politike që po mban peng statusin e vendit kandidat për në BE

Gjatë një komunikimi me mediat, nënkryetari i LSI-së Ylli Manjani tha se “90 % e shqiptarëve deklarojnë se e duan Shqipërinë pjesë të Europës, ndaj është për të ardhur keq që Shqipëria nuk e ka mundësinë për t’u bërë pjesë e BE-së, pasi politika nuk po arrin dot të harmonizojë axhendën e saj me këtë aspiratë të shqiptarëve” . Ai apeloi për marrje të përgjegjësive nga ana e partive politike në përmbushje të interesit të shqiptarëve që duan integrimin e Shqipërisë në BE. ”LSI ka qenë dhe është e vendosur për bashkëpunim politik të domosdoshëm në shërbim të integrimit të vendit”, tha Manjani. Duke iu referuar miratimit me konsensus dje në parlament të marrëveshjes së TAP-it, Manjani shtoi se “akti i djeshëm i është mesazh shpresë ndjellës që politika i jep zhvillimit të ekonomisë së vendit dhe situatës së biznesit si dhe është një mesazh që politika duhet ta japë edhe në çështje të tjera”.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: