LSI: Kolegji Zgjedhor vendim të pa ndikuar politikisht

706

 

rama55

 

Lëvizja Socialiste për integrim e ka cilësuar vendimin e djeshëm të Kolegjit Zgjedhor për Qarku ne Lezhës  nje “akt profesional dhe të pandikuar politikisht”. Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama në një konferencë për shtyp siguroi institucionet dhe qytetarët shqiptarë se qeveria e re do të garantojë pavarësinë e tyre.

“Në emër të LSI të konsideroj një akt profesional dhe të përgjegjshëm atë që bëri Kolegji Zgjedhor dje, i cili i pa ndikuar politikisht dhe duke mos e konsideruar presionet politike që u bënë dhe dje ne ditën e zgjedhjeve të kryetarit të PD shpalli një vendim të bazuar në ligj. Kjo është një shenjë integriteti profesional, është shenjë e dëshmisë së pavarësinë së shqiptarëve. Garantoj institucionet e drejtësisë dhe qytetarët shqiptarë se mazhoranca e re do të bëjë që më në fund dhe në Shqipërisë të ketë institucione të drejtësi që veprojnë të pavarura dhe të pandikuara nga politika”, theksoi Luan Rama.

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: