Luleshtrydhet e turpit. Plagosen me arme zjarri 32 emigrante

995

manolada_inside_version2Greqia po nderton burgje te reja per emigrantet e paligjshem, por asnjëherë nuk ka ndertuar burgje për vrasësit e emigrantëve. Edhe një here tjetër luleshtrydhet vaditen me gjak, përball indiferentizmit të politikës së Greqisë!…

Edhe njëherë luleshtrydhet vaditen me gjak, jo pak por 32 emigrantë kryesisht nga Bangladeshi janë shtruar në spital si rjedhojë e plagosjes me armë zjarri. Këtë radhë protagonist janë përsëri 3 vendasi, të cilët kanë marrë në duart e tyre ligjin vendas duke mos llogaritur më as jetë njerëzish. Në gjëndje të rëndë kritike ndodhe 12 prej tyre . tragjedia ka filluar pasi emigrantët kishin 6 muaj pa papguar dhe se këta nuk fillonin punë pa marrë pagesen e muajve të punuara.

Njoftimi zyrtar i Policisë

Sot  në mbrëmje rreth ores 18:00 ,  në Nea Manoladha rreth 200 emigrantë pothuajse nga Bangladeshi, të cilët punonin në biznesin e Luleshtydheve ( Fraulave) janë përleshur me tre punëdhënës grekë, pasi kërkonin paratë e 6 muajve të punuara. Një nga pronarët grekë ka hapur zjarr kundër emigrantëve, duke plagosur lehtë 20 prej tyre me armë gjahu . Të plagosurit janë jashtë rrezikut të jetës dhe janë transferuar në qendrat shëndetësore dhe spitalet në rajon . Hetimi paraprak po kryhet nga organet përkatëse të Amaliadhas.

Pak më pare është arrestuar biznesmeni,  që kishte punësuar të huajt. Hetimet janë duke vazhduar për identifikimin dhe arrestimin e tre shtetasve.

Burimi: patris news

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: