Mali i Zi ngre një gardh për refugjatët në kufirin me Shqipërinë

Emigracioni Rajoni

Mali i Zi po mendon ngritjen e një gardh me gjemba në kufirin e saj me Shqipërinë për të ndaluar fluksin gjithnjë në rritje të emigrantëve që kalojnë vendin drejt Bashkimit Evropian, tha një zyrtar qeveritar sot.

Në rast të një fluksi më të madh të imigrantëve, ne mund të ngremë një gardh me tela me gjemba në kufirin me Shqipërinë,” tha për televizionin shtetëror Vojislav Dragovic, kreu i shërbimit të monitorimit të kufijve. Ai shtoi se autoritetet shqiptare shpesh refuzojnë të pranojnë emigrantët që kthehen nga Mali i Zi si pjesë e marrëveshjes dypalëshe të tyre të ripranimit. Mijëra emigrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut për të arritur vende më të pasura evropiane po përpiqen të kalojnë rrugën e re të Ballkanit – e cila ka krijuar rrjete të trafikantëve – dhe shtrihet nga Greqia nëpërmjet Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnjës në Kroaci që është një Shtet Anëtar i BE-së.

Shumë vende të përfshira në rrugën e ndjekur nga emigrantët sigurojnë kufijtë e tyre me gardhe. Hungaria ngriti një pengesë me tela me gjemba në kufirin e saj me Serbinë dhe Kroacinë gjatë krizës në 2015 kur më shumë se një milion emigrantë mbërritën në Evropë.