Viktimat u vranë në shtëpitë e tyre. Të paktën 37 njerëz në mes tyre gra dhe fëmijë, gjetën vdekjen në jug të Kivu në lindje të Republikës Demokratike të Kongos, nga një sulm që ka ndodhur sot herët në mëngjes, ky lajm sipas një kameraman i agjencisë së lajmeve Reuters. Viktimat u vranë në shtëpitë e tyre. Autorët e krimit u qëlluan me armë zjarri, me thikë dhe dogjën shtëpitë e tyre. Sipas një zyrtari, i cili foli për agjensinë AFP, viktimat mund të jenë vrarë për shkak të mosmarrëveshjeve rreth pronësisë së tokës mes dy fiseve në fshatin Moutaroule. Një zyrtar i vendas, duke folur për AFP-në bën fjalë 33 të vdekur, “tetë burra dhe katërmbëdhjetë gra, dhjetë fëmijë dhe një ushtarak”, si dhe, edhe për 28 të plagosur. Agjensitë e lajmeve theksojnë se fshati Moutaroule ndodhet rreth 50 km në jug të qytetit të Bukavu, në afërsi të kufirit të Kongos në Burundi. Sipas burimeve, viktimat i përkasin fisit Bafoulirou.
Masakër, zhduket një fshat i tërë
