Mbyllet faza e tretë/ Tirana nuk ka rivalë, Skënderbeu dhe Dinamo shohin makthe! Ja renditja e plotë e Superiores

Futboll Sporti

Dy duelet e ditës së sotme, Partizani-Laçi 2-1 dhe Vllaznia-Kastrioti 1-2, mbyllën siparin e javës së 27-të të Kategorisë Superiore, e cila përkon edhe me mbylljen e 3 fazave. Tashmë kur kanë ngelur edhe 9 sfida nga fundi, duket se sezoni po merr formë.

Tirana duke pa rivalë në krye, pasi me humbjen e Laçit ndaj Partizanit, arritën të thellonin diferencën e pikëve në +14, teksa titulli tashmë duket një formalitet për bardhezinjtë. Luftë interesante për sa i përket Europës. Në garë për një “biletë” në Europë nga kampionati, është futur edhe Partizani, që me fitoren ndaj Laçit, e shikon veten vetëm 6 pikë nga Kukësi i vendit të tretë dhe vetëm 1 pikë larg Vllaznisë të vendit të 4-t.

Për sa i përket fundit të renditjes, Skënderbeu dhe Dinamo kanë nisur të shohin makthe. Korçarët dhe kryeqytetasit, mbyllin tabelën e renditjes, teksa janë me 1 këmbë drejt Kategorisë së Parë. Diferenca me Egnatian e vendit të 8-të duket e konsiderueshme. 10 pikë larg është Skënderbeu nga rrogozhinasit dhe 7 pikë është Dinamo nga ekipi i trajnerit Ramadani. Ndërkohë për sa i përket Kastrioti, krutanët mbajnë vendin e 7-të me 31 pikë, 1 më pak se Teuta e vendit të 6-të.

REZULTATET: 

JAVA 27
E SHTUNË
Kukësi-Tirana 0-0
Dinamo-Egnatia 0-2

E DIEL
Teuta-Skënderbeu 0-0

E HËNË
Vllaznia-Kastrioti 1-2
Partizani-Laçi 2-1

RENDITJA: