Meksi: Kush i bie në qeverisje kriminelët?

Intervistë Kryesore

meksi ne focus 55Kështu është shprehur një nga ish-kryeministrat e parë të Pluralizimit në Shqipëri nga 1992-1997, Aleksandër Meksi në një intervistë për “Ditë e Re” me gazetarin Gerti Çarçani ka shprehur rezerva të shumta për politikën në Shqipëri.

I pyetur për procesin e dekriminalizimit, Meksi tha se është gjëja më elementare që shteti mos ketë persona kriminelë.

Ai u shpreh se dekriminalizimi është njësoj si lustracioni politik.

Meksi kishte kritika edhe për PD, i cili tha se nuk do të kemi kurrë një Shqipëri demokratike nëse nuk ka një parti të demokratizuar.

Aleksandër Meksi:  Më vjen turp që jetoj në një vend ku kriminelët duhen hequr nga qeverisja. Kush i bie në qeverisje kriminelët? Erdhën me kallash? S’kemi dëgjuar.  Dikush i pruri, nuk erdhën vetë. Kështu që termi është jo shumë i përzgjedhur.

Në tërë botën nuk lejohen qe persona të caktuar të mund të vënë kandidaturën, po qe i dënuar me formë të prerë, dy vjet e ka Italia, pra janë çështje që nuk ka pse të bëhet zhurmë, zhurma bëhet kur dikush nuk dëshiron të ketë norma të tilla.

Është gjëja më elementare. Nuk ka pse kriminelat të jenë në drejtim  të shtetit në cilin do post të marrjes së vendimeve.

Edhe lustracioni politik këtë kishte, personat e inkriminuar që kanë kryer në sistem nuk duhet të ishin të pranishëm.

Kjo pastërti i kërkohet, por nuk përdoret termi lustracion politik, (s’e nuk u pëlqen termi tjetër) por përdoret dekriminalizim që nuk e përdor asnjë tjetër. Të pranosh që kam një njëri të dënuar për trafik droge, ministër, psh, do të ishte turpi më i madh.

Ish-kryeministri Meksi tha se nuk e ndjek Parlamentin pasi sipas tij ajo është një shfaqje dhe nuk të ngjall asnjë kënaqësi. Ajo që shohim në Parlament tha ai nuk është mënyrë e të bërit politikë.

Ajo që bëhet në Parlament nuk është politikë

Aleksandër Meksi: Unë nuk e ndjek parlamentin, nuk e bëj atë gabim, nuk e marr mundimin ta ndjek, nuk më intereson fare. Nuk ka ndonjë kënaqësi. Ka rastisur ta shoh, zakonisht në lokal. Njerëzit shikonin kur ziheshin në Parlament. Eshtë gjëja më e padëshirueshme.

Kam qenë nënkryetar Kuvendi 1 vit, 2/3 ishte Partia e Punës 1/3 ishte PD nuk di që të jetë zënë njëri me grushte apo të jenë sharë me fjalë të pista.

Kishte ndonjë incident që më pas ktheheshe në shaka se shkohesh pihesh kafja bashkërisht.

Me debutetë të asaj kohe unë vazhdoj edhe sot të flas të majtë apo të djathtë.

Kam dëgjuar nëpër gazeta 2-3 veta nga e majta kanë thënë që  Parlament ka qënë ai i 1991-1992.

Unë jam në koherencë më politikën, por ajo nuk është politikë, ajo është shfaqje. Filmat i shohim në TV nuk ka nevojë ti shohim në Parlament.

Të jep përshtypjen më negative, kjo është arsyeja që nuk shifet.

Ka shumë që mendojnë se ata e bëjnë për të treguar se janë shumë luftarak me njëri-tjetrin, por në fakt nuk janë të tillë, ka dhe nga ata që shkruajnë nëpër gazeta këto gjëra.

Ka prej tyre që thonë edhe këtë që ata bëjnë sikur zihen, por pazaret i kanë bashkë, por këto nuk i dimë ne, i dinë ata që investigojnë.

Në parlament nuk ngrihen të gjithë dhe flasin dhe shahen, se ka dhe nga ata që nuk janë ngritur të flasin fare dhe kuptohet nuk janë si të tjerët.  Ajo që bëhet në Parlament nuk është mënyrë të të bërit politikë.

Politika paguhet që të luftojë kriminalizimin

Aleksandër Meksi: Kjo është gjë negative se nuk u arrit me kollajllëk kur duhet të ishin dakord se paguhen për të qenë dakrod, se paguhen për të luftuar kriminalizimin. Unë nuk e di që politika nuk e ka për detyrë të luftojë kriminalitetin.

Politika e ka për detyrë të luftojë kriminalitetin, ka një Ministri Drejtësie, ka një Ministri të Brendshme, ka një Kod Penal, një kod të procedurës penale, ka ligje speciale kundër mafies etj etj e kë për detyrë për këtë.

Që të flasësh se duhet ta zgjidhim këtë çështje dhe të brohorasësh mund të thuash shyqyr, por nuk brohoritet nuk është sukses.

Nuk mund të ketë demokraci nëse nuk ka parti të demokratizuar

Aleksandër Meksi:  Nuk kam kontakte me të, por kam thënë një frazë që është në libër për këto cështje që nuk do të ketë kurrë Shqipëri demokratike (këtë është mirë ta dëgjojnë shqiptarët) nëse nuk do të ketë parti të demokratizuar.

Nëse nuk dinim sesi do të jetë demokratike një parti kur u krijua, ka një 15 vjet a më shumë që duhet të jetë një anëtar një votë, duhet të ketë diversitet mendimesh. Kam luftuar për mendimin ndryshe, janë terma që mund ti kenë harruar, por i kam thënë unë për herë të parë.

Pra nuk mund të ketë demokraci nëse nuk ka parti të demokratizuar, ku njerëzit nuk rrinë tër jetën si pronarë në postin kryesor, kur vendimet merren në mënyrë kolegjiale, ku njerëzit zgjidhen me votë, jo votojnë për kandidatët që emëron kryesia, por ata që dëshriojnë të paraqesin dhe votohen në mënyrë të rregullt, ndryshe quhen farsa dhe të tilla kemi filluar të shofim dhe për të gënjyer ndonjë ambasador thonë që po e votjmë me një anëtar një votë.

 

/Oranews.tv/