Merkel: Dalja e Britanisë nga BE do të ketë pasoja

Bota

Bashkimi Evropian do të sillen në mënyrë të drejtë ndaj Britanisë së Madhe pasi vendi do ta braktisë bllokun, por Londra duhet të jetë e vetëdijshme se Brexiti do të ketë çmim të tij, deklaroi sot në Berlin kancelarja gjermane Angela Merkel.

Duke folur në konferencën për bizneset familjare, Merkel theksoi se çmimi nga Brexit për Britaninë e Madhe do të jetë më i lartë në qoftë se Londra nuk pajtohet për lëvizje të lirë të shtetasve të vendeve anëtare të BE-së.

“Do të duhet të shohim se si ta balancojmë gjithë këtë. BE-së i nevojiten mekanizma për ballafaqim me rregullat e reja në Britani të Madhe pas Brexitit, të cilët do të mund ta rrezikojnë konkurrencën e lirë”, porositi Merkel.

Britania e Madhe në mars zyrtarisht e ngriti procesin për largim nga BE-ja, ndërsa negociatat midis Londrës dhe Brukselit për Brexit-in pritet të fillojnë muajin e ardhshëm.

Merkel paraprakisht e porositi Britaninë e Madhe se do të duhet të presë marrëdhëniet më të distancuar nga ana e BE-së, kur tanimë nuk do të jetë anëtare e Unionit.