Mesdheu 2018, varri i 1000 refugjatëve

Bota Emigracioni

Më shumë se 1.000 refugjatë dhe emigrantë jane mbytur ne 6-mujorin e pare në Mesdhe, në përpjekje për të arritur nga Libia në Evropë. Numri i refugjatëve të mbytur në Mesdhe këtë vit është më shumë se dyfishi i numrit të regjistruar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,  sipas Organizates International për Migrim. Në një deklaratë Belmpeisi Othman, Shef i Misionit të IOM-it në Libi u shpreh se: “Ka një rritje alarmante të numrit të vdekjeve në brigjet e Libisë. Trafikantët shfrytëzojnë dëshpërimin e refugjatëve për të ikur përpara se Evropa të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të parandaluar kalimin e Mesdheut “.