Meta priti Komisionerin Evropian për Politikën e Zgjerimit dhe Fqinjësisë, z. Stefan Fule

873

meta-44

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti sot Komisionerin Evropian për Politikën e Zgjerimit dhe Fqinjësisë, z. Stefan Fule, me të cilin biseduan rreth ecurisë së axhendës evropiane të Shqipërisë, me fokus në rekomandimet e Progres-Raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë.

– Meta: Vleresoj kontributin e Komisionit per Progres Raportin pozitiv per Shq.
– Meta: Parlamenti po harton nje Plan Veprimi per te adresuar te gjitha pikat e Raportit.
– Meta: Fokus ne dialogun konstruktiv dhe bashkepunimin ne Parlament.
– Meta: E rendesishme qe te gjithe palet te punojne se bashku per integrimin.
– Fule: Te gjitha palet te fokusohen ne prioritetet kyce permes bashkepunimit konstruktiv.
– Fule: Dialogu i Nivelit te Larte, mbeshtetje Shqiperise per avancimin drejt BE.
– Fule: Vleresoj dimensionin e Diplomacise Parlamentare si teper te rendesishem per integrimin.

Kryetari i Kuvendit Meta pasi vlerësoi punën e Komisionit Evropian në përgatitjen e Progres Raportit dhe rekomandimit për Statusin e Vendit Kandidat për Shqipërinë, u shpreh se Kuvendi po harton një Plan Veprimi për adresimin e të gjitha pikave të raportit dhe për zbatimin e rekomandimeve.

Në këtë drejtim, z. Meta theksoi se puna në Kuvend do të fokusohet në dialogun konstruktiv dhe në nxitjen e bashkëpunimit të të gjitha palëve politike me qëllim që axhenda evropiane të mbetet kryefjalë e axhendës kombëtare. Kryetari i Kuvendit u shpreh se “të gjithë aktorët, përfshirë këtu edhe shoqërinë civile dhe institucionet e pavarura, duhet të punojnë së bashku për integrimin evropian”.

Komisioneri Fule u shpreh se pas vlerësimit që Komisioni bëri përmes Progres-Raportit, të gjitha palët duhet të fokusohen në përmbushjen e rekomandimeve kyçe përmes bashkëpunimit konstruktiv. Në këtë drejtim, z. Fule vuri në dukje rëndësinë e Dialogut të Nivelit të lartë në mbështetje të avancimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian dhe gatishmërinë e Komisionit për të asistuar në këtë drejtim.

Në përfundim, Kryetari Meta dhe Komisioneri Fule ndanë bindjen se dimensioni i diplomacisë parlamentare merr një rëndësi të veçantë në kuadër të integrimit evropian të vendit.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: