Meta:Të jeni të sigurt se çdo vendim do të ketë në themel zërin tuaj

meta 44

Meta merr situatën në dorë për të qetësuar protestuesit.

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta përpara fillimit të seancës së sotme plenare  iu bashkua dhe  mbështeti protestuesit  të cilët kishin dalë  kundër asgjësimit të armëve kimike të Sirisë në vendit tonë.

 Z. Meta  siguroi  protestuesit  se nuk është marrë asnjë vendim  dhe për çdo gjë do të dëgjohet zëri  i qytetarëve Shqiptarë.

 Kryetari i Kuvendit, z. Meta shprehu bindjen se të gjithë qytetarët shqiptarë duhet të kenë besim tek parlamenti dhe qeveria shqiptare e cila do të ketë në themel të ardhmen e Shqipërisë.

 “ Dua t’ju siguroj se ky është vendim  juaj dhe kjo është qeveria juaj. Asnjë vendim nuk është marrë dhe nuk do të merret pa dëgjuar zërin tuaj dhe të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Prandaj duke iu përgjigjur pozitivisht ftesës së z. Sazan Guri dhe të gjithë përfaqësuesve të nderuar të shoqërisë civile. Unë erdha këtu duke e ndjerë shqetësimin tuaj, por duke ndjerë edhe spekulimet e mëdha që janë bërë me këtë çështje. Të jeni të sigurt se çdo vendim do të ketë në themel të ardhmen e Shqipërisë dhe të gjithë të rinjve dhe të rejave që janë këtu dhe kudo në të gjithë vendin. Prandaj kini besim sepse ky është parlamenti juaj. Kjo është qeveria juaj. Të jeni të qetë dhe të sigurt se çdo vendim do të ketë në themel zërin tuaj, të ardhmen tuaj që nuk do të cenojë . Unë, Ju premtoj që bashkë me përfaqësuesit më të shquar të shoqërisë civile, bashkë me të gjithë ata që kujdesen për të ardhmen e vendit ne do të jemi në krahun tuaj dhe në të ardhmen së vendit dhe absolutisht ju duhet të jeni të sigurt, që ky Parlament dhe kjo qeveri nuk mund të vihet kundër vullnetit tuaj”.” , – deklaroi z. Meta.

 Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta komunikon me pjesëmarrësit në protestën e shoqërisë civile kundër ardhjes së armëve kimike në Shqipëri

 “Dua t’ju siguroj se ky është Parlamenti juaj dhe kjo është qeveria juaj dhe asnjë vendim nuk është marrë dhe nuk do të merret pa dëgjuar zërin tuaj dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë. Prandaj duke iu përgjigjur pozitivisht ftesës së Sazan Gurit dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile unë erdha këtu duke e ndjerë shqetësimin tuaj, por duke ndjerë dhe spekulimet e mëdha që janë bërë për këtë çështje.

Prandaj të jeni të sigurt që çdo vendim do të ketë në themel të ardhmen e të rinjve dhe të gjithë shqiptarëve. Prandaj të keni besim se ky është Parlamenti juaj dhe kjo është qeveria juaj.

Çdo vendim do të ketë në themel zërin tuaj dhe të ardhmen tuaj që nuk do të cenohet. Ju premtoj që bashkë me përfaqësuesit më të shquar të shoqërisë civile, bashkë me të gjithë ata që kujdesen për të ardhmen e vendit ne do të jemi në krahun tuaj dhe në të ardhmen së vendit dhe absolutisht ju duhet të jeni të sigurt, që ky Parlament dhe kjo qeveri nuk mund të vihet kundër vullnetit tuaj”.