Metës i ngushtohet “laku”/ Hetimi për lobimin e LSI, zbardhet lëvizja e fundit e SPAK

Kryesore Politika

Prokuroria e Posaçme për hetimin e nisur për dosjen e lobimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim do të kërkojnë informacion në Qipro dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

SPAK me anë të letër porosive do të mundohet të sigurojë prova në Qipro për kompaninë Dorelita Limited, e cila drejtohet nga avokati Iraklis Fidetzis. Ky i fundit, sipas kallëzimit të bërë nga ish deputeti Halit Valter është lidhja e Vangjel Tavos.

Valteri kërkon që SPAK të faktojë se si kanë shkuara rreth 700 mijë dollarë në Qipro të cilët me pas Dorelita Limited i ka kaluar në SHBA për të lobuar që Ilir Meta të zhvillonte takime më kongresmenë amerikanë.

SPAK me atë të kësaj letër porosie do të saktësojë zyrtarisht nëse LSI ka qenë kliente e Dorelita Limited dhe në cilën formë është kryer transaksioni.