Mos luaj me fatin tim!

1183

mos-mos

Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi jep përgjigjen e saj për toponimet!

Toponimet… ky problem kaq i “lehtë” për palën greke dhe kjo çështje “teknike” siç deklaroi Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati në takimin e kryer në ambientet e ambasadës së Shqipërisë në Greqi pak kohë më parë, me përfaqësues të komunitetit, duke ju përgjigjur si më sipër pyetjes së kryetarit të Federatës z. Etmond Guri, vijon të mbetet ende i pazgjidhur, shqetësues, madje tmerrues për mijëra familje emigrantësh!

Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi, në vijimësi të përpjekjeve të saj për të zgjidhur këtë problem, i dërgon mesazhin e fuqishëm dy palëve Shqipëri – Greqi!
Mos luani me fatin e fëmijëve tanë!
Kërkojmë zgjidhje të menjëhershme!
Zgjidhje tani, që fëmijët tanë të shkojnë lirshëm dhe pa probleme në atdhe për të parë njerëzit e dashur e të luajnë me gjyshen e gjyshin e tyre që aq shumë i ka marrë malli.
Një ide e cila prej kohësh ishte tentuar të realizohej, por siç e dimë të gjithë nuk ekzistonte mundësia ekonomike!!!
Fatkeqësisht fjalë shumë, premtime pa masë, një numër i madh patriotësh… por vetëm fjalë!!!

Me insistim të kryetarit të Federatës dhe të sekretares së përgjithshme znj. Ilsa Mane, me kontributin e madh të regjisores dhe mësueses së njohur znj. Alma Zekollari dhe të kameramanit të talentuar Lekalt Kadhaj: Fotovision Athens, u bë i mundur realizimi i kësaj video shumë domethënëse, e cila përcjell mesazhin e duhur: Mos luaj me fatin tim!

Gjithashtu falënderojmë të gjithë bashkatdhetarët dhe fëmijët e tyre të mrekullueshëm të cilët kontribuuan me kënaqësi dhe me shpresën se ATA, do të preken dhe do të kujtohen se problemi është jetik dhe duhet të zgjidhet sa më shpejt.

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: