Ndahet nga jeta në krye të detyrës

805

 

gazetarja

DEKLARATË E UNIONIT TË GAZETARËVE SHQIPTARË, DEGA KORÇE

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, dega Korçë, njofton me hidhërim të thellë, ndarjen nga jeta gjatë kryerjes së detyrës së saj fisnke, si repotere e TV kombëtar “News24”, Enkelejda Skënderasi.

Kjo ndarje është një dhimbje shumë e madhe për komunitetin e gazetarëve dhe punonjësve të shtypit që veprojnë në Qarkun e Korçës.

Enkelejda ndonëse në moshë shumë tër re, punoi me një profesionalizëm të lartë, duke ndjekur hap pas hapi çdo lajm që ndodhte në këtë qark, pamvarsisht momentit kur ai ndodhte, ditën apo natën në dimër apo në verë.

Shikuesit e të gjithë Shqipërisë, janë njoftuar me titra apo live prej viti 2009 e në vazhdim, çdo ditë e çdo orë, nga zëri karakteristik i Enkelejdës . Edhe sot si çdo ditë, ajo u nis që herët nga qyteti i Korçës, për të raportuar lajmin në një zonë shumë të thellë malore, së bashku me shokët dhe shoqet e saj reporter, por nuk u kthye më.

Shpirti i saj mbeti aty në eter i dashuruar përjetësisht me profesionin.

Humbja në moshë fare të re e Enkelejda Skënderasit, është një humbje e thellë dhe e pazëvëndësueshme për familiarët e saj,të cilët me durim e kanë pritur dhe përcjellë çdo ditë.

Humbja e Enkelejda Skënderasit është e pazëvëndësueshme edhe për kolegët e saj gazetarë, që sëbashku me të rendnin çdo ditë në kërkim të lajmit në çdo kënd të qarkut.

Enkelejda Skënderasi ësht ënjë shembull i madh i përkushtimit në punë me profesoinalizëm të lartë për çdo gazetar të moshuar apo të ri, është një shembull për t’u ndjekur në rrugën e bukur , por jashtëzakonisht të vështirë të gazetarisë.

Fryma ei Enkelejda Skënderasit bashkohet me ata qindra gazetarë tërënë në krye të deyrës në të gjithë botën.

Unioni i Gazetarëve i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të saj.

Unioni i Gazetarëve, dega Korçë iu bën thirrje gjithë gazetarëve të Shqipërisë të ndezin një qiri për shpirtin e saj.

U prehtë në paqeshpirti yt Enkelejda!

enkeleda

 

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: